Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu foli rreth investimeve të reja në shtrirjen e rrjetit të energjisë elektrike për në bjeshkë, shkruan Demos.

“Rrugën e bjeshkës e përfunduam. Po ashtu edhe Master-Plani për bjeshkët është përfunduar. Tani me radhë do të investojmë rreth gjysmë milion euro për shtrirjen e rrjetit të energjisë elektrike për në bjeshkë. Në këtë mënyrë po krijohen parakushtet për zhvillimin e turizmit dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi përmes bjeshkëve të Gjeravicës.”, tha Shehu.

Ai shtoi se në mandatin e parë kanë vendosur ndriçimin SMART për herë të parë në Junik dhe se në mandatin e dytë do të investojnë edhe mbi 200,000.00 euro të tjera për të kompletuar ndriçimin SMART në të gjitha lagjet e mbetura të Juniku