Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Shembja e shtëpisë në rrugën A, aktivizohen Policia dhe Prokuroria

GD
Gazeta Demos17 korrik 2026 në 15:27
Shembja e shtëpisë në rrugën A, aktivizohen Policia dhe Prokuroria

Një shtëpi është shembur rreth mesditës së sotme në rrugën “A” në Prishtinë, duke mobilizuar menjëherë Policinë e Kosovës, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën.

Lajmi është konfirmuar nga Enis Pllana, zëdhënës i policisë së kryeqytetit.

“Rreth orës 12:00, Policia ka pranuar informatën për shembjen e një shtëpie në rrugën ‘A’, në Prishtinë. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë siguruar perimetrin dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme”, tha Pllana.

Ai shtoi se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Policia nuk ka dhënë ende informacione nëse si pasojë e shembjes ka persona të lënduar apo dëme të tjera, ndërsa rrethanat e rastit mbeten nën hetim.

Më shumë nga Lajme

  • 16:42Kos kontakton Kurtin pas rastit me këngën serbe në Bruksel: I shpreha keqardhje
  • 16:41E dhunoi ish-gruan kur shkoi për t’i marrë fëmijët, ekstradohet kosovari nga Franca
  • 16:37I ofenduan e sulmuan zyrtarët policorë, Policia arreston katë persona në Mitrovicë të Veriut
  • 16:19Shqipe Selimi reagon pas vizitës së Jakup Krasniqit: Jemi pranë jush në këto kohë të vëshira, shërim të shpejtë zonjës Sevdije
  • 16:18U arrestua pasi lopa e tij hyri në Gjykatë, Hashim Miftari padit prokurorin Igrishta, avokati jep detaje