Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shembull i edukatës së lartë: Nxënësi nga Shtimja gjen 180 euro, i dorëzon në polici

GD
Gazeta Demos22 prill 2026 në 16:21
Shembull i edukatës së lartë: Nxënësi nga Shtimja gjen 180 euro, i dorëzon në polici

Një gjest i rrallë ndershmërie dhe përgjegjësie qytetare është shënuar më 22 prill 2026 në Shtime, ku një nxënës 15-vjeçar ka zgjedhur të veprojë me integritet, duke dorëzuar në polici një shumë parash që kishte gjetur rastësisht.

Në njoftimin e policisë thuhet se i mituri me inicialet N.SH., teksa po kalonte në rrugën “Tahir Sinani”, ka gjetur një shumë prej 180 eurosh.

“Pa hezitim, ai është drejtuar në stacionin policor në Shtime për t’i dorëzuar paratë e gjetura, duke treguar integritet dhe vetëdije të lartë qytetare. Pas veprimeve të shpejta nga zyrtarët policorë, është bërë e mundur identifikimi i pronares së parave, qytetares F.H. nga Shtimja. Në prani të policisë, shuma e plotë i është kthyer asaj”, thuhet në njoftimin e policisë

“Pronarja ka shprehur mirënjohjen e saj për gjestin e nxënësit, ndërsa Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka vlerësuar këtë veprim si shembullor. Ky rast nxjerr në pah rëndësinë e edukatës familjare dhe besimit në institucione, duke dëshmuar se veprimet e ndershme vazhdojnë të jenë një vlerë e çmuar në shoqëri”, thuhet tutje në njoftim.

ParaPolicia

Më shumë nga Lajme

  • 13:17Matura shtetërore, MASh zgjat afatin e aplikimit për rreth 1 mijë nxënës
  • 13:15Haradinaj: Nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së do të digjet krejt Shqiptaria, ata që do të festojnë do të digjen në atë zjarr
  • 13:14Haxhiu udhëton për në Taranto për hapjen e lojërave mesdhetare “Taranto 2026”
  • 13:01I shpëtoi ekzekutimit 8 herë, vdes i burgosuri më i vjetër në SHBA
  • 12:56Tentoi t’i vriste tre persona në Pejë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi