Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shembull i mirë: 10 vjeçari nga Ferizaj gjen një portofol me të holla e dokumente, e dorëzon në polici

GD
Gazeta Demos20 tetor 2025 në 19:03
Shembull i mirë: 10 vjeçari nga Ferizaj gjen një portofol me të holla e dokumente, e dorëzon në polici

Më datën 20.10.2025, rreth orës 16:00, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur qytetari N.Dashi së bashku me djalin e tij 10-vjeçar, E.D., nga Ferizaj, të cilët kanë dorëzuar një portofol të gjetur në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj.

Në portofol janë gjetur dokumente personale, si dhe 1130 euro, 20 franga zvicerane dhe 130 denarë maqedonas.

Pas verifikimit, policia ka arritur të identifikojë dhe të kontaktojë pronarin, B.B. nga Kaçaniku, i cili është paraqitur menjëherë në stacionin policor dhe ka konfirmuar se të gjitha sendet dhe paratë ishin të paprekura, të cilat i janë kthyer me procesverbal.

Pronari ka shprehur mirënjohje dhe falënderim të sinqertë ndaj djaloshit dhe familjes së tij për gjestin e ndershëm, si dhe ndaj Policisë së Ferizajt për profesionalizmin dhe bashkëpunimin korrekt.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj falënderon publikisht djaloshin E. D. për këtë veprim human, edukativ dhe shembullor, i cili pasqyron vlera të larta morale, familjare dhe qytetare. Ky gjest është një shembull frymëzues për fëmijët dhe qytetarët tanë mbi ndershmërinë, edukatën dhe përgjegjësinë shoqërore.

ParaPolicia

Më shumë nga Lajme

  • 22:50Tetë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri
  • 22:41Vodhën mijëra euro brenda një shtëpie, arrestohen tre persona në Leposaviq
  • 22:40Gjykata Supreme i hap rrugë ‘‘përkohësisht’’ Trumpit që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove
  • 22:08Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026
  • 21:43“Nuk e di si e godita”, Vata rrëfen në gjyq për vrasjen e turistit në Ksamil