Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shfuqizohet masa që dëmtoi industrinë minerare, Lidhja e Bizneseve të Kosovës del me njoftim

GD
Gazeta Demos6 nëntor 2025 në 21:41
Shfuqizohet masa që dëmtoi industrinë minerare, Lidhja e Bizneseve të Kosovës del me njoftim

Lidhja e Bizneseve të Kosovës e ka mirëpritur vendimin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për shfuqizimin e vendimit të mëparshëm Nr. 3143-5/21, i cili kishte shkaktuar pasoja serioze për sektorin e nxjerrjes dhe përpunimit të gurit në vend.

Reagimi i plotë:

Vendimi i shumëpritur vjen pas kërkesave të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës – shfuqizohet masa që dëmtoi industrinë minerare dhe gurthyesit

Shoqata e Gurthyesve të Kosovës, që vepron në kuadër të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës (LBK), mirëpret me vlerësim të lartë vendimin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për shfuqizimin e vendimit të mëparshëm Nr. 3143-5/21, i cili kishte shkaktuar pasoja serioze për sektorin e nxjerrjes dhe përpunimit të gurit në vend.

Ky është një hap i madh drejt normalizimit të kushteve të punës për operatorët vendorë, si dhe një fitore për ekonominë e vendit, pas më shumë se dy vitesh kufizimesh të padrejta që:

• Penguan veprimtarinë e kompanive të licencuara,

• Shtynë shumë ndërmarrje drejt falimentimit,

• Dëmtuan industrinë ndërtimore dhe nxjerrëse,

• Rritën importet nga Serbia dhe dobësuan prodhuesit vendas.

Ky vendim është rezultat i angazhimit të vazhdueshëm të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës dhe Shoqatës së Gurthyesve, të cilat kanë kërkuar me ngulm krijimin e kushteve të barabarta për bizneset vendore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të industrisë minerare.

Në ditët në vijim, Shoqata e Gurthyesve të Kosovës me LBK do të zhvillojë takime me Bordin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) dhe me Agjencionin e Pylltarisë së Kosovës, për të adresuar pengesat e mbetura që vështirësojnë të bërit biznes në këtë sektor strategjik për ekonominë e Kosovës.

Shoqata e Gurthyesve të Kosovës,

në kuadër të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës

Lbk

Më shumë nga Lajme

  • 11:43Debat në Komisionin për Legjislacion, PDK largohet për shkak të Projektligjit për Specialen
  • 11:40Williamson: Autoritetet në Kosovë s’bënë ndonjë përpjekje për të krijuar pritshmëri që Thaçi e të tjerët mund edhe të mos liroheshin
  • 11:07Paneli i Gjykatës së Apelit merr vendim për kërkesën e Mbrojtjes së ish-krerëve në Hagë
  • 11:05Qeveria miraton marrëveshjet për programet IPA, Kurti tregon vlerën e fondeve
  • 11:04Deputetja e VV-së: PDK-ja nuk e ka luksin të kushtëzojë çështjen e presidentit me ligjin për Specialen