Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shiroka-Pula çmon kontributin e Austrisë në KFOR

GD
Gazeta Demos27 tetor 2026 në 20:41
Shiroka-Pula çmon kontributin e Austrisë në KFOR

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, mori pjesë sonte në ceremoninë e shënimit të Ditës Kombëtare të Republikës së Austrisë.

Në fjalën e saj, presidentja Shiroka-Pula përcolli urimet më të përzemërta për Republikën e Austrisë dhe qytetarët e saj, duke theksuar miqësinë e qëndrueshme ndërmjet dy vendeve, të ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe paqes.

Presidentja vlerësoi kontributin e Austrisë në periudhat më të vështira të historisë së Kosovës, njohjen e hershme të pavarësisë dhe mbështetjen për shtetndërtimin, forcimin e institucioneve dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.

Ajo theksoi gjithashtu kontributin austriak në ruajtjen e paqes dhe sigurisë përmes pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për aspiratat euroatlantike të Kosovës.

Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për Republikën e Austrisë, institucionet dhe qytetarët e saj, duke nënvizuar potencialin për thellimin e bashkëpunimit në arsim, shkencë, kulturë, teknologji, ekonomi dhe inovacion.

Në fund, presidentja uroi popullin austriak për paqe, mirëqenie dhe prosperitet të vazhdueshëm, ndërsa Republikës së Austrisë i dëshiroi suksese në kontributin e saj për një Evropë paqësore dhe të bashkuar.

austrisëkontributinshiroka-pula

Më shumë nga Lajme

  • 22:12“Nuk dorëzohem, iu vras edhe juve”- Raportohet se i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt ka kërcënuar edhe policët
  • 21:45Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar
  • 21:13Hoxhaj për vendimin e PDK-së: Gabim fatal që u kërkua tërheqja e Ligjit për Specialen
  • 21:11Dalin pamje nga aksidenti i rëndë në Zhur të Gjakovës, pesë persona të lënduar
  • 21:08Aksident i rëndë në Gjakovë, pesë të lënduar - një grua dhe një fëmijë në gjendje të rëndë