Në ditën e parë pas marrjes së detyrës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka nisur angazhimet e saj duke bërë homazhe në Prekaz, te varri i Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.
Fillimisht, Shiroka-Pula qëndroi në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, ku nderoi sakrificën e familjes Jashari dhe veprën e komandantit legjendar Adem Jashari.
“Prekazi mbetet simbol i qëndresës dhe sakrificës së pashembullt për atdheun”, tha Presidentja.
Më pas, Presidentja bëri homazhe te varri i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, duke vlerësuar rolin e tij në një prej periudhave më të rëndësishme të historisë së Kosovës.
“Trashëgimia e tij politike dhe vizioni për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të orientuar drejt botës perëndimore janë udhërrëfyes për ne”, theksoi Presidentja Shiroka Pula.





