Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka theksuar rëndësinë e pranisë së KFOR-it gjatë ceremonisë së sotme të ndërrimit të komandës së misionit.
“Në arkitekturën tonë të sigurisë, KFOR-i vazhdon të ketë një rëndësi të veçantë”, ka deklaruar ajo, sipas njoftimit të Presidencës.
Sipas Shiroka Pulës, prania dhe mandati i KFOR-it, si dhe bashkëpunimi me institucionet vendore, kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme dhe besimin e qytetarëve.
Ajo tha se institucionet e sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar kapacitetet dhe përgjegjësitë e tyre, duke ruajtur bashkëpunimin e ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.
Presidentja shprehu mirënjohje për ushtarakët e shteteve kontribuuese që kanë shërbyer në Kosovë që nga viti 1999.




