Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Shiroka Pula: Mbrojtja e vajzave dhe grave kërkon angazhim të përditshëm dhe përgjegjësi të përbashkët

GD
Gazeta Demos25 nëntor 2026 në 21:59
Shiroka Pula: Mbrojtja e vajzave dhe grave kërkon angazhim të përditshëm dhe përgjegjësi të përbashkët

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë sonte në ceremoninë hapëse të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, të organizuar nga Ministria e Drejtësisë.

Presidentja theksoi se e drejta për jetë, siguri dhe dinjitet është e drejtë themelore e çdo gruaje dhe vajze dhe se askush nuk duhet të jetojë me frikën e dhunës.

Duke iu referuar vrasjes së fundit të Arlinda Zekajt, Presidentja theksoi domosdoshmërinë e reagimit me kohë dhe mbrojtje efektive.

Sipas Presidentes, mbrojtja e vajzave dhe grave kërkon angazhim të përditshëm dhe përgjegjësi të përbashkët institucionale.

Në këtë kontekst, Presidentja bëri të ditur se ka themeluar Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave, Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave. Përmes këtij mekanizmi gjithëpërfshirës, Zyra e Presidentes do të bashkëpunojë me Kuvendin e Republikës së Kosovës, Zyrën e Kryeministrit, Avokatin e Popullit dhe institucionet e tjera përkatëse. Bashkëpunimi do të përfshijë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, akademisë dhe sektorit privat.

“Asnjë kërkesë për ndihmë nuk duhet të mbetet pa përgjigje. Këtë përgjegjësi duhet ta mbajmë çdo ditë, jo vetëm gjatë 16 ditëve të aktivizmit. Jeta, siguria dhe dinjiteti i çdo gruaje dhe vajze duhet të mbrohen. Ky është detyrim i yni”, theksoi Presidentja Shiroka Pula.

graveshirokapula

Të ngjashme

Shiroka Pula: 28 Nëntori bashkon historinë, sakrificën dhe identitetin tonë kombëtar

Shiroka Pula: 28 Nëntori bashkon historinë, sakrificën dhe identitetin tonë kombëtar

20:58
Presidentja Shiroka Pula sot viziton për herë të parë FSK-në

Presidentja Shiroka Pula sot viziton për herë të parë FSK-në

07:54
Presidentja pret Grupin e Grave Deputete, diskutojnë për rolin, fuqizimin dhe rritjen e përfaqësimit

Presidentja pret Grupin e Grave Deputete, diskutojnë për rolin, fuqizimin dhe rritjen e përfaqësimit

19:35
Ambasada e Zvicrës në Kosovë riafirmon përkushtimin për luftimin e dhunës ndaj grave

Ambasada e Zvicrës në Kosovë riafirmon përkushtimin për luftimin e dhunës ndaj grave

18:05

Më shumë nga Lajme

  • 22:21Haxhiu: Gruaja që raporton dhunën e ka bërë hapin më të vështirë, përgjegjësia tani është e institucioneve
  • 22:16Vrasjet e pasluftës, Nasim Haradinaj: Kush i konstatoi që janë vrasje politike
  • 22:01Gërvalla: Tetë gra të vrara në Kosovë për dhjetë muaj, institucionet duhet ta meritojnë besimin e viktimave
  • 21:59Haziri: LDK-ja duhet të ndryshojë shumë, Abdixhiku të jetë më konsistent e më agresiv në qëndrime politike
  • 21:52Vodhi veturën në oborrin e shtëpisë së qytetarit nga Shtimja, arrestohet 19 vjeçari