Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj presidente e Kosovës.

Në një shkrim të saj në rrjetin social X, ka thënë se pret me padurim të punojë me presidenten e re të Kosovës për të forcuar bashkërpunimin ndërmjet të dy vendeve.

“Urime të sinqerta për prof. dr. Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj presidente e Republikës së Kosovës. Si profesor koleg, pres me padurim të punoj ngushtë me të për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe, promovimin e stabilitetit rajonal dhe avancimin e së ardhmes sonë të përbashkët evropiane”, ka shkruar Siljanovska-Davkova në platformën sociale X.