Mijëra qytetarë janë mbledhur edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në natën e shtatë me radhë të protestës kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nën jehonën e thirrjeve të njëzëshme “UÇK” dhe “Jo në emrin tim”, sheshi kryesor i kryeqytetit u mbush me qytetarë dhe simbole kombëtare, duke dëshmuar vazhdimësinë e kësaj lëvizjeje qytetare.

Ndonëse koha nuk ishte e favorshme dhe pak para tubimit ra shi, kjo nuk i zmbrapsi qytetarët.