Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar si lajm shumë të keq faktin që KGJK nuk ka vendosur për ndërprerje të kontratave të punës të gjyqtarëve serbë, njëjtë siç kishte vepruar Këshilli Prokurorial.
Haxhiu ka thënë se i ka dërguar edhe një shkresë kryesuesit të KGJK-së, ku e ka njoftuar me një raport për integritetin e gjyqtarëve serbë.
Ajo ka thënë se e ka ftuar të njëjtin edhe në një takim, pro s’ka marrë ende përgjigje.
