Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shkarikimi i Isufaj, Haradinaj i reagon ashpër Kurtit: Kush nuk nënshtrohet, do të largohet edhe me presion

GD
Gazeta Demos2 tetor 2026 në 16:57
Shkarikimi i Isufaj, Haradinaj i reagon ashpër Kurtit: Kush nuk nënshtrohet, do të largohet edhe me presion

Daut Haradinaj nga Aleancës i ka reaguar ashpër kryeministrit Albin Kurti, pas shkarkimit të Blerim Isufajt nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Haradinaj tha se ky vendim është tentim për kapjen “gati të fundit” të këtij institucioni nga kryeministri Albin Kurti, duke thënë se kjo është autokraci.

Ai përmendi punën e Isufajt, duke thënë se mori vlerësime të larta nga vendet mike, ndërsa tha se ndaj tij u bë presion sot nga “politikat shoviniste” të Kurtit.

Postimi plotë:

Presioni ndaj kryeprokurorit Blerim Isufaj është ndërhyrje direkte në rend dhe ligj, në tentim të kapjes edhe të institucionit gati të fundit që ka mbetur pa u sterkequr nga tentakulat e Albin Kurtit.

I njëjti kryeprokuror që u vlerësua dhe vlerësohet lartë nga çdo vend për punën e tij të palodhshme dhe shembullore në Prokurorinë Speciale. I njëjti njeri që arriti të ngritë aktakuza për sulmin terrorist në Banjskë e Ibër-Lepenc. I njëjti njeri që aktivisht është angazhuar në arrestimin e kriminelëve të luftës në Kosovë. Sot, këtij njeriu i bëhet presion nga politikat shoviniste të Albin Kurtit.

Kush nuk iu nënshtrua, do të largohet edhe me presion. Kjo është autokraci. Dhe e gjithë kjo po ndodh edhe mbi goditjen e madhe që mori Kosova në Hagë.

Në të njëjtën kohë, po rrezikohet të shkaktohen sërish zgjedhje dhe të vazhdojë konfuzioni te qytetarët, duke e lënë Kosovën pa president, pa kuorum të gjykatësve në Gjykatën Kushtetuese dhe pa Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale.

Një vend ku Albini dëshiron ta luajë rolin e kryeministrit, gjyqtarit, kryeprokurorit dhe presidentit.

Kjo mazhorancë nuk do rend, ligj dhe zhvillim. Kjo do kapje dhe abuzim me gjithçka që u ndërtua me gjak.

Kjo mendësi duhet të shkojë, sa nuk është bërë tepër vonë.

kurtitpresionisufaj

Të ngjashme

KPK shkarkon kryeprokurorin, Blerim Isufaj

KPK shkarkon kryeprokurorin, Blerim Isufaj

16:18
Çitaku, Kurtit: UÇK-ja ka nevojë për mbrojtje shtetërore, jo për fjalë boshe

Çitaku, Kurtit: UÇK-ja ka nevojë për mbrojtje shtetërore, jo për fjalë boshe

20:22

Më shumë nga Lajme

  • 17:55Digjet parku i lojërave për fëmijë në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë
  • 17:52Haradinaj për shkarkimin e Isufajt: Ky nuk është sundim i ligjit, por hakmarrje politike
  • 17:42Ymeri për shkarkimin e Isufajt: Shumica e popullit e ka vendosur me votë se nuk e përkrah drejtësinë e demokracinë
  • 17:29Ambasadori gjerman, për Kurtin: Mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë dypalësh
  • 17:20Ramadan Avdiu sqaron mungesën e Ukshin Hotit në Mbledhjen e IV të Përgjithshme të LPK-së