Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shkarkimi i Belinda Ballukut, reagon Berisha: Rama kërkon të shpëtojë veten me këtë lëvizje

GD
Gazeta Demos26 shkurt 2026 në 22:31
Shkarkimi i Belinda Ballukut, reagon Berisha: Rama kërkon të shpëtojë veten me këtë lëvizje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për shkarkimin nga detyra të Belinda Ballukut dhe lëvizjet e tjera të bëra në qeveri nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një videomesazhi, Berisha e cilësoi këtë lëvizje të kryeministrit si një përpjekje për të shpëtuar veten e tij.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve dhe opozitës të vazhdojnë protestat, duke theksuar se qëllimi i tyre është largimi i Ramës nga pushteti. Ai kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit, duke e bërë përgjegjës për krizën që po përjeton vendi.

“Me lëvizjen e tij, ai përpiqet të mashtrojë njerëzit, në një kohë kur ai vet është kreu i organizatës kriminale që drejton. Ndaj dhe, i kërkoj dorëheqjen e tij të menjëhershme, përndryshe do përballet me opozitën dhe mbarë popullin shqiptar.“, theksoi ai.

Videomesazhi i plotë:

Lëvizja e fundit e Edi Ramës është një lëvizje me të cilën kërkon të shpëtojë lëkurën e tij. Por është një lëvizje, e cila fton qytetarët shqiptarë, opozitën shqiptare të vazhdojë fuqishëm protestat, pasi kryengritja paqësore e shqiptarëve synon, ka si qëllim kryesor madhor shpëtimim e Shqipërisë nga Edi Rama dhe jo-kukullat e tij.

Me lëvizjen e tij, ai përpiqet të mashtrojë njerëzit, në një kohë kur ai vet është kreu i organizatës kriminale që drejton. Ndaj dhe, i kërkoj dorëheqjen e tij të menjëhershme, përndryshe do përballet me opozitën dhe mbarë popullin shqiptar.

Edi Rama, nuk ka më pranverë për qeverinë tënde dhe për ty. Je shkaku i të gjitha problemeve të mëdha me të cilat përballet sot shqiptarët. Je mater matrix e kësaj të keqe të madhe që ka kapluar qënien, shpirtin, trupin e Shqipërisë.

NDRYSHIMET NË QEVERI

Zv.kryeministre, Albana Koçiu – Shkarkohet Belinda Balluku Ministër i Brendshëm, Besfort Lamallari– Zëvendëson Albana Koçiun Ministër Drejtësie, Toni Gogu– Zëvendëson Besfort Lamallarin Ministër Energjitike, Enea Karakaçi– Shkarkohet Belinda Balluku Ministër i Mbrojtjes, Ermal Nufi– Shkarkohet Pirro Vengu Ministër për Marrëdhënien me Parlamentin, Erjona Ismaili– zëvendëson Toni Gogun Ministër i Jashtëm, Ferit Hoxha – Shkarkohet Elisa Spiropali

Më shumë nga Lajme

  • 11:46Takimi Kurti - Hamza pas orës 12:00
  • 11:28Nuk luajti në asnjë ndeshje, reagon Leard Sadriu: Një nder që s’harrohet!
  • 11:21Haziri paralajmëron deputetët: S'largohemi pa e votuar Ligjin për Specialen edhe në lexim të dytë
  • 11:15“E përfundoi misionin e tij” – Ramush Haradinaj largohet nga Kuvendi sapo votohen ndryshim-plotësimet për ligjin për Specialen
  • 11:15Cilat parti e votuan Ligjin për Specialen?