Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shkarkimi nuk kaloi, por Abdixhiku humbi mbështetje krahasuar me Kuvendin e janarit

GD
Gazeta Demos30 korrik 2026 në 23:05
Shkarkimi nuk kaloi, por Abdixhiku humbi mbështetje krahasuar me Kuvendin e janarit

Edhe pse Lumir Abdixhiku i mbijetoi votimit për shkarkim dhe mbeti kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, krahasimi me Kuvendin e Jashtëzakonshëm të 31 janarit tregon se është rritur numri i delegatëve që kërkojnë largimin e tij.

Në Kuvendin e mbajtur sot, 152 delegatë votuan pro shkarkimit të Abdixhikut, ndërsa 170 votuan kundër. Krahasuar me votimin e 31 janarit, kur 136 delegatë ishin deklaruar pro largimit të tij përmes pranimit të dorëheqjes, mbështetja për largimin e Abdixhikut është rritur me 16 vota, transmeton lajmi.net.

Nga ana tjetër, edhe mbështetja për qëndrimin e tij në krye të partisë ka shënuar rritje. Sot, 170 delegatë votuan kundër shkarkimit, gjashtë më shumë se në janar, kur 164 delegatë kishin refuzuar dorëheqjen e tij.

Ndryshim ka pasur edhe në pjesëmarrje. Në Kuvendin e sotëm morën pjesë 325 delegatë, ndërsa në atë të 31 janarit ishin të pranishëm 303.

Megjithëse iniciatorët e Kuvendit nuk arritën të siguronin votat e nevojshme për shkarkimin e Abdixhikut, rezultati tregon se numri i delegatëve që kërkojnë largimin e tij është rritur krahasuar me votimin e parë të këtij viti.

Më shumë nga Lajme

  • 22:55Musliu: Kur ju konvenon UÇK-ja është e krejtve, kur s’ju konvenon UÇK-ja është e juaja
  • 22:4258-vjeçari shqiptar plagoset rëndë nga një 17-vjeçar në Greqi
  • 22:34I dyshuari për vrasjen e 29-vjeçarit në Gjilan i njohur për organet e rendit
  • 22:15Familja e Gjyljeta Ukellës dërgon letër i shprehin ngushëllime familjes Bugujevci
  • 21:54Vrasjet në Gjilan, reagon kryetari: Nesër do të thërras në mbledhje urgjente Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi