Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shkëlqejnë xhudistët e rinj në Ballkanikun U16: Kosova fiton dy të arta e një të bronztë në Greqi

GD
Gazeta Demos17 tetor 2026 në 19:41
Shkëlqejnë xhudistët e rinj në Ballkanikun U16: Kosova fiton dy të arta e një të bronztë në Greqi

Sukseset e xhudos kosovare në arenën ndërkombëtare nuk kanë të ndalur, teksa këtë herë janë talentet e rinj të grupmoshës U16 që kanë shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik të zhvilluar në qytetin Arta të Greqisë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetrajneri i xhudos kosovare, Driton Kuka, i cili përmes një postimi ka përgëzuar paraqitjen mbresëlënëse të garuesve të rinj kosovarë përballë një konkurrence mjaft të ashpër

Në këtë kampionat, Teuta dhe Emira arritën të stolisën me medalje të arta, duke dominuar kategoritë e tyre, ndërsa Anuari siguroi medaljen e bronztë. Një paraqitje dinjitoze pati edhe Norgena, e cila pas katër fitoreve radhazi arriti deri në luftën vendimtare për medalje, duke u renditur në vendin e pestë.

Gjenerata që po vjen! Teuta, Emira, Anuari e Norgena sot ishin të shkëlqyeshëm! Ballkaniku U16 ishte sot garë e fortë dhe secilit iu desh të fitojë së paku 4-5 lufta deri në luftërat për medalje! Teuta e Emira të arta, Anuari i bronztë e Norgena pas plot 4 fitoreve erdhi deri në luftën për medalje dhe mbeti e 5-ta. Gjeneratë e ndërtuar dhe që afër tyre po vijnë edhe shumë fëmijë të tjerë, po shkëlqejnë në çdo garë!", ka shkruar Kuka.

Kuka gjithashtu ka bërë të ditur se ekipi i Kosovës në këtë garë në Greqi po udhëhiqet nga trajneri Meli Zeka, pjesë e shtabit teknik të xhudos.

artarinjbronztë

Më shumë nga Lajme

  • 20:14Konfirmohet përdorimi i plumbave të gomës, përveç protestuesve u goditën edhe dy gazetarë të Reuters
  • 20:08“Më mirë mos të kishe folur fare”, ndjekësit shpërthejnë ndaj Arbanës pas reagimit për protestat
  • 20:06Hati hap kuletën, gati të financojë protestuesit në Shqipëri
  • 20:05Përshkallëzim dramatik i protesave: Përplasje e vazhdueshme mes policisë dhe protestueve
  • 19:41Shehaj përplaset me kryepolicin Hita në bulevard, kreu i partisë Mundësia: Kanë nxjerrë RENEA-n të armatosur në protestë