Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

ShKShMK jep detaje nga operacioni në majën e Hajlës ku u gjet i vdekur alpinisti malazez

GD
Gazeta Demos22 shkurt 2026 në 21:31
ShKShMK jep detaje nga operacioni në majën e Hajlës ku u gjet i vdekur alpinisti malazez

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, ka njoftuar se dje nga Policia e Kosovës kanë pranuar një thirrje në lidhje me një aksident të ndodhur në majën e Hajlës, me 2407 metra lartësi mbidetare. Sipas informatave fillestare, ishte pranuar një mesazh SOS nga një grup bjeshkatarësh kroatë, të cilët kishin raportuar se një bjeshkatar nga Mali i Zi kishte rrëshqitur në një greminë në faqen e pjerrët veriore të majës së Hajlës, duke humbur çdo kontakt me pjesën tjetër të grupit.

ShKShMK ka njoftuar se kushtet atmosferike në zonë ishin shumë të vështira, gjë që e komplikonte ndjeshëm operacionin e kërkim-shpëtimit.

“Menjëherë pas pranimit të thirrjes për ndihmë, ShKShMK ka angazhuar një skuadër të shpëtuesve malorë dhe ka filluar koordinimin e operacionit me kolegët e shërbimit të shpëtimit malor të Malit të Zi, GSS Crne Gore (GSS CG). Duke marrë parasysh pozitën gjeografike të vendit të aksidentit dhe urgjencën e situatës, është zhvilluar një operacion ndërkufitar. Ekipet tona, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e Malit të Zi dhe bjeshkatarët lokalë nga Rozhaja, kanë nisur operacionin në orët e vona të mbrëmjes. Megjithatë, për shkak të kushteve të rënda atmosferike dhe dukshmërisë së ulët, për arsye sigurie është vendosur që operacioni i kërkimit të vazhdojë në orët e mëngjesit”, ka njoftuar ShKShMK.

Ata kanë njoftuar se sot, gjatë zhvillimit të kërkimit të zgjeruar në dy drejtime operative, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë hasur fatkeqësisht në trupin e pajetë të bjeshkatarit C.F., në lokacionin e njohur si “Gropë”, në shpatijet veriore të Hajlës, brenda territorit të Malit të Zi.

“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme të ekzaminimit, trupi është transportuar dhe dorëzuar tek institucionet kompetente. ShKShMK shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimës dhe për gjithë komunitetin bjeshkatar”, thuhet në njoftim.

ShKShMK

Më shumë nga Lajme

  • 15:41Pritjet kufitare arrijnë deri në 60 minuta – Muçibaba prin, pas saj Dheu i Bardhë
  • 15:31Thellohet bilanci i tërmetit 7.7 ballë në Indonezi, shkon në 38 numri i viktimave
  • 15:21Pse mungesa e ujit përsëritet çdo verë në Kosovë?
  • 15:19Aksion i përbashkët i Doganës dhe Policisë – parandalohen dy raste të kontrabandimit të mallrave
  • 14:47Situata e zjarreve në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra ende aktive – vijon operacioni për shuarjen e flakëve