Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

ShKShMK shpëton dy bjeshkatarë çekë në majën e Piribregut të Maqedonisë

GD
Gazeta Demos11 tetor 2026 në 21:27
ShKShMK shpëton dy bjeshkatarë çekë në majën e Piribregut të Maqedonisë

Shërbimi i Kërkim‑Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK), gjatë të dielës, ka pranuar një thirrje emergjente nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent, e cila paraprakisht kishte pranuar një thirrje ndërshtetërore nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Rajonit të Pollogut, në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Sipas informacionit të publikuar nga ShKShMK, dy bjeshkatarë me shtetësi çeke, N.F. (1986) dhe K.M. (2004), kishin mbetur të ngujuar për shkak të motit të keq dhe mjegullës në strehimoren në majën e Piribregut, në lartësinë 2 524 m lartësi mbidetare.

Maja e Piribregut ndodhet në kufirin shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Bjeshkatarët kishin qëndruar në strehimore që nga dita e djeshme dhe kishin kaluar natën aty. Meqenëse kushtet atmosferike nuk ishin përmirësuar dhe orientimi ishte i pamundur, ata kishin kërkuar ndihmë për shpëtim”.

“Menjëherë pas pranimit të informacionit, ShKShMK ka aktivizuar një ekip shpëtuesish malorë dhe, në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Stacionin Policor në Shtërpcë, ka arritur te bjeshkatarët në koordinatat e lartpërmendura. Pas vlerësimit të gjendjes së tyre dhe ofrimit të ndihmës së parë, ata janë evakuuar deri në Qendrën e Skijimit në Brezovicë. Operacioni i shpëtimit malor ka zgjatur katër orë nga pranimi i thirrjes urgjente. Më pas, ata janë transportuar në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë dhe i janë dorëzuar Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejshme”, thuhet në njoftimin e ShKShMK-së.

Ky shërbim tha se njoftimi në kohë nga AME dhe koordinimi i shpejtë ndërmjet institucioneve dhe ShKShMK-së kanë mundësuar përfundimin me sukses të këtij operacioni në kohë rekorde.

shkshmkpiribregutmaqedonisë

Më shumë nga Lajme

  • 22:15Familja e Gjyljeta Ukellës dërgon letër i shprehin ngushëllime familjes Bugujevci
  • 21:54Vrasjet në Gjilan, reagon kryetari: Nesër do të thërras në mbledhje urgjente Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi
  • 21:49Javë e 'zezë' për Gjilanin, pas vrasjes së dyfishtë në Livoç, një tjetër vrasje në Pogragjë
  • 21:48Vrasja në Gjilan, dorasi në kërkim policor
  • 21:41"Viktima është 1997-të", policia del me detaje për vrasjen në Gjilan