Qeveria e Kosovës ka miratuar themelimin e Këshillit Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë të UÇK-së, i cili do të kryesohet nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ndërsa anëtarë të tij do të jenë edhe ministra tjerë, si dhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.
Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e dytë të qeverisë së tij të re, derisa po fliste për këtë temë dhe për Epopenë e UÇK-së u ngatërrua pak në radhitjen e muajve, duke dashur të thoshte se në historinë e Kosovës muaji mars vjen para shkurtit për shkak të ngjarjeve historike që ndodhën këtë muaj.
