Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shpallet i paligjshëm vendimi për zgjedhjen e kryetarit të KPM-së

GD
Gazeta Demos22 dhjetor 2025 në 13:28
Shpallet i paligjshëm vendimi për zgjedhjen e kryetarit të KPM-së

Gjykata Themelore e shpallur të paligjshëm vendimin për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit të Pavarur të Mediave, vendim ky i 17 janarit të këtij viti.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati Ardian Bajraktari përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Sot e pranova vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative, me të cilin është aprovuar padia e OJQ Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe është deklaruar i paligjshëm Vendimi për Zgjedhjen e Kryetarit të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) i datës 17.01.2025”.

“Ky vendim konfirmon shkeljet ligjore në procesin vendimmarrës me rastin e zgjedhjes së Kryetarit të KPM-së. Po ashtu, ky vendim rikonfirmon rëndësinë e respektimit të parimit themelor të ligjshmërisë, me rastin e marrjes së vendimeve të tilla”, ka sqaruar Bajraktari.

Pas këtij vendimi, KPM-ja detyrohet t’ia paguajë Institutit të Kosovës për Drejtësi shpenzimet e procedurës në vlerë prej 239 eurosh

IKD-ja kishte kërkuar deklarimin e paligjshmërisë dhe shfuqizimin e paragrafit 2 të nenit 3 të Rregullores së Punës së Komisionit të Pavarur të Mediave, i cili ishte shtuar në këtë rregullore në mbledhjen e KPM të mbajtur më 17 janar.

Ndër të tjera, IKD-ja kishte kërkuar që vendimi për zgjedhjen e kryetarit të KPM-së, i marrë në po atë mbledhje, pas plotësim/ndryshimit të Rregullores, të deklarohet i paligjshëm.

Më 17 janar, me katër vota pro dhe një votë të pavlefshme, Besnik Berisha u zgjodh kryetari i ri Këshillit të Pavarur për Media, në një mbledhje të jashtëzakonshme ende pa i skaduar mandati i kryetarit të deritanishëm, Jeton Mehmetit.

Emërimi i tij u mundësua pasi fillimisht u ndryshua rregullorja e u votua për kryesinë e re. Për shkarkimin e Mehmetit para përfundimit të mandatit pati reagime të shumta duke e vlerësuar të njëjtin “të kundërligjshëm”.

Gjykata Themelore

Më shumë nga Lajme

  • 11:02Një person gjendet pa shenja jete në Mitrovicë të Veriut
  • 11:00A po shndërrohet gjuha e urrejtjes në mekanizëm për mbajtjen e pushtetit në Kosovë?
  • 10:33Aksidenti me dy të vdekur në Surkish të Podujevës, dërgohet në mbajtje shoferi
  • 10:19BE e konfirmon se janë përmbushur kushtet për hapjen e Urës së Ibrit
  • 10:18Ndalohet qarkullimi i mjeteve të transportit mbi 20 tonë në autoudhë, nga ora 11:00 deri 17:30