Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shpallet në kërkim shtetasi kosovar, dyshohet se e shiti veturën e vjedhur në Shqipëri

GD
Gazeta Demos7 janar 2026 në 14:24
Shpallet në kërkim shtetasi kosovar, dyshohet se e shiti veturën e vjedhur në Shqipëri

Policia e Shqipërisë ka shpallur në kërkim një shtetas të Kosovës nën dyshimin se shiti në Shqipëri një veturë të vjedhur “BMW M-8”, vlera e të cilës është rreth 140 mijë euro.

Operacioni “Stolen line” është duke u zhvilluar në Shqipëri.

Vetura BMW dyshohet se është vjedhur në Gjermani. Që nga nisja e operacionit janë sekuestruar 5 vetura.

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se vetura është sekuestruar në Vorë dhe është ndaluar edhe blerësi i beturës, shtetas i Shqipërisë.

“Si rezultat i punës hetimore, të kryer në kuadër të operacionit “Stolen line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve luksoze, të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme konstatuan një tjetër rast në këtë fushë. Në vijim të veprimeve procedurale u sekuestrua 1 automjet tip “BMË M-8”, me vlerë rreth 140 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani. Në lidhje me këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi që dyshohet se ka sjellë automjetin në Shqipëri, me qëllim shitjen, F. H., 42 vjeç (shtetas kosovar), si dhe u procedua penalisht blerësi i automjetit (njëkohësisht drejtues i automjetit, në momentin e ndalimit), shtetasi E. D., 39 vjeç. Punohet për kapjen e 42-vjeçarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike””, ka njoftuar Policia e Shtetit.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 20:57“Mendoj që është fort Vetëvendosje, nuk e di a e ka librezën”, Hamza tregon se PDK nuk e mbështet Feride Rushitin për presidente
  • 20:26PDK i përgjigjet ofertës së Kurtit
  • 20:26Pas ofertës së Kurtit, reagon Lushtaku: Kryeministri i pit qorr, po kushtëzon votën për ligjin që mbronë historinë tonë për interesat e tij politike
  • 20:13Kurti tallet në konferencë: “Prita se po shkoni te Hamza për t’i bërë pyetje”, “çka po ua merr mendja për propozimet”
  • 20:08Kurti-gazetarëve: Mos i thirrni Konjufcën e Rushitin, por thirreni Bedri Hamzën