Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shpërthen Edona Llalloshi: E habitshme se si elita u shëndrrua në tufë dembelësh me diploma e doktorata

GD
Gazeta Demos6 maj 2026 në 16:46
Shpërthen Edona Llalloshi: E habitshme se si elita u shëndrrua në tufë dembelësh me diploma e doktorata

sh- deputetja e Kuvendit të Kosovës, Edona Llaloshi përmes një statusi të gjatë në Facebook ka kritikuar disa nga figurat publike e intelektuale.

Sipas Edonës, elita u shëndrrua në tufë dembelësh me diploma e doktorata.

Më tutje ish-deputetja e VV-së thotë se populli ftohet t’i votojë këta “magjistarë”, sepse kush s’do një udhëheqës apo profesor që të ngarkon me “ide të mëdha” dhe të trajton me butësinë e mushkës së mullixhiut.

Postimi i plotë:

IRONI AKADEMIKE

Politikanë e “alamet” intelektualë me diploma e tapi të llojllojshme, me pedigre ndërkombëtare, këto ditë po përpiqen t’ia rrisin vetes vlerën duke sulmuar e përgojuar, duke dalë si kampionë të “barazisë gjinore”. Si vizionarë të rrallë që, sipas traditës rugoviane dhe demaçiane (ashtu siç e kuptojnë ata vetë), i luten popullit t’ua votojë “mençurinë” e tyre. Sepse, natyrisht, kur ke kaq shumë mençuri, është gjynah ta mbash vetëm për vete.

Këta ish-ministra, ish-deputetë dhe këshilltarë, që kanë lënë në CV-të e tyre “pallate kulture” aq madhështore, sa operat i ruajnë bretkosat. Ndërsa anembanë Kosovës, hallet dhe brengat e qytetarëve nuk ju bëjnë përshtypje, por ngarendin se kush e jep më “shijshëm” aromën e “realizmit”, me një paletë ngjyrash që nuk e gjej as në ndonjë këngë a pikturë moderne!

Të shkretët, presidenti Rugova dhe simboli i lirisë, Demaçi, po ta shihnin këtë trashëgimi, ndoshta do të mbeteshin pa fjalë; jo prej admirimit, por prej habisë se si “elita” u shndërrua në një tufë dembelësh me diploma e doktorata, që prodhojnë më shumë vajtime e fyerje se sa vlera. Të njëjtit unë vërtet nuk i kuptoj “s’i marr vesh”.

E populli? Natyrisht. Populli ftohet t’i votojë këta “magjistarë”, sepse kush s’do një udhëheqës apo profesor që të ngarkon me “ide të mëdha” dhe të trajton me butësinë e mushkës së mullixhiut? Një eksperiencë autentike, gati folklorike.

Këta janë “akademikët e profesorët” e shtetit tonë të lirë e demokratik: çohen në mëngjes, deklamojnë mençuri si profetë modernë dhe, për t’i dhënë pak shije ditës, e kanë zakon të fyejnë e nënçmojnë gratë. Sepse, kur s’ke çfarë të thuash të madhe, gjithmonë të mbetet t’i ulësh të tjerët për t’u dukur vetë më i lartë.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe miqt e saj!

edona llalloshi

Më shumë nga Lajme

  • 23:37Përditësohen të dhënat e fundit, deri në gjysmë ore pritje për dalje nga Kosova
  • 23:00Vuçiq akuzon komandantin e KFOR-it: Turku dëshiron ta hapë urën e Ibrit, do t’i lutem Rutte-s të mos e bëjë
  • 22:50Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
  • 22:38Matoshi: Kurti s’po mundohet fare ta bëjë presidentin, dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje
  • 22:28Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet