Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shpërthimi në Gjilan, 40-vjeçari i plagosur vazhdon të jetë në gjendje të rëndë - mjekët japin detaje

GD
Gazeta Demos6 gusht 2026 në 10:45
Shpërthimi në Gjilan, 40-vjeçari i plagosur vazhdon të jetë në gjendje të rëndë - mjekët japin detaje

Dy persona, njëri prej tyre rëndë u lënduan si pasojë e një shpërthimi brenda një veture në Gjilan.

Lidhur me gjendjen shëndetësore të 40 vjeçarit, detaje ka dhënë shefi i Mjekimit Intensiv Qendror, Shaqir Uka.

Uka tha se gjendja e përgjithshme vazhdon të jetë e rëndë.

“Pacienti, të cilit i referoheni, është sjellë mbrëmë në Qendrën Emergjente nga Spitali Rajonal i Gjilanit, pas lëndimeve të marra nga një mjet eksploziv. Në Qendrën Emergjente janë kryer ekzaminimet radiologjike dhe laboratorike. Pacienti është pranuar në gjendje të rëndë, me shok hemorragjik, ndaj i është nënshtruar menjëherë një intervenimi urgjent kirurgjik”, tha Uka.

“Pas përfundimit të ndërhyrjes kirurgjikale, pacienti është transferuar për trajtim të mëtejmë në Njësinë e Mjekimit Intensiv. Lëndimet kryesore janë të lokalizuara në ekstremitetet e poshtme. Aktualisht, pacienti mbahet i sedatuar dhe i lidhur me aparaturë mbështetëse mjekësore”, shtoi ai.

E për rastin në fjalë ka folur edhe drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

“Një pacient i lënduar është sjellë nga Spitali Rajonal i Gjilanit në gjendje të rëndë. Pas ekzaminimeve të kryera në Qendrën Emergjente, pacienti është dërguar në sallën e operacionit për ndërhyrje urgjente kirurgjikale. Pas përfundimit të ndërhyrjes, ai është transferuar në Mjekimin Intensiv Qendror (MIQ) për trajtim të mëtejmë. Gjendja e pacientit vazhdon të jetë e rëndë”, ka deklaruar Syla për KlanKosova.

rëndëvazhdonjetë

Të ngjashme

Aksidenti tragjik me dy të vdekur, Peci: Ditë e rëndë për Mitrovicën, ngushëllime familjeve

Aksidenti tragjik me dy të vdekur, Peci: Ditë e rëndë për Mitrovicën, ngushëllime familjeve

10:42
Aksident i rëndë në Kliqinë, një i vdekur dhe tre të lënduar

Aksident i rëndë në Kliqinë, një i vdekur dhe tre të lënduar

08:12

Më shumë nga Lajme

  • 20:09Ky është 20-vjeçari portugez që u vra me thikë në Ksamil
  • 19:51ASK: Më shumë lindje në muajin qershor 2026 se sa në maj 2026
  • 19:50Dyshohet se përdhunoi një turiste 18-vjeçare në Mikonos, arrestohet 23-vjeçari nga Kosova
  • 19:49Kur do të fillojë mësimi, flasin nga MASHT
  • 19:41Deri në 60 minuta pritje në dalje nga Kosova, Merdarja pika më e ngarkuar kufitare