Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shpëtohen pas tetë orësh operacion intensiv 4 turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë

GD
Gazeta Demos29 qershor 2026 në 09:04
Shpëtohen pas tetë orësh operacion intensiv 4 turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë

Katër turistë u bllokuan mesditën e së dielës në Kanionet e Gjipesë, në territorin e Bashkisë Himarë, gjatë një eksplorimi në terrenin e thepisur të zonës. Sipas informacioneve, ata ranë në një greminë, ku njëri prej tyre pësoi edhe fraktura.

Menjëherë pas sinjalit SOS, drejt vendngjarjes u nisën shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, forcat zjarrfikëse të Himarës, si dhe ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit.

Operacioni zgjati rreth tetë orë dhe përfshiu efektivët e Policisë së Shtetit, alpinistët e FNSH-së, Njësinë Delta, zjarrfikësit e Himarës, ekipin mjekësor dhe një helikopter të Forcave të Armatosura.

Rreth orës 20:00 u bë e mundur evakuimi me helikopter i dy turistëve të parë, ndërsa rreth orës 23:00 ekipet nxorën edhe dy turistët e tjerë nga kanionet. Njëri prej tyre, i cili kishte pësuar dëmtime, mori ndihmën e parë mjekësore në vendngjarje.

Autoritetet u bëjnë apel turistëve të shmangin lëvizjet në shtigje të vështira pa guida të specializuara dhe pa pajisjet e nevojshme, për të parandaluar incidente të ngjashme.

Më shumë nga Lajme

  • 19:37Raportohet për përkeqësimin e gjendjes së disa protestuesve
  • 19:23Kontejnerë duke u djegur, kjo ëdhtë gjendja aktualë në rrugën “Agim Ramadani”
  • 19:22Endrit Thaçi me mesazh për protestën
  • 19:18Përshkallëzohet protesta: Qytetarët barrikadojnë rrugët
  • 19:13Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, policia jep detaje