Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shpifje dhe propagandë kundër Arian Tahirit, Prokuroria dhe Policia nisin hetimet

GD
Gazeta Demos22 tetor 2025 në 17:55
Shpifje dhe propagandë kundër Arian Tahirit, Prokuroria dhe Policia nisin hetimet

Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve Kibernetike, ka filluar hetimin e disa faqeve në rrjetet sociale, të cilat pas 12 tetorit kanë vërshuar me propragandë politike, manipulim fotografish e shpifje kundër Kandidatit të PDK-së për Kryetar të Mitrovicës, Arian Tahirit.

Rasti tashmë është në duar të Prokurorisë së Shtetit, e cila mësohet se në masë të madhe i posedon edhe identitetet e personave që menaxhojnë me faqet online që kanë ndërmarrë fushata manipulative dhe shpifëse kundër Tahirit, me qëllim denigrimin e personalitetit të tij dhe ndikimin në vullnetin e qytetarëve të Mitrovicës.

AriaN Tahiri, ka konfirmuar se Policia e Kosovës ka nisur hetimet kibernetike rreth përdoruesve të disa faqeve online që me manipulime e shpifje po synojnë të ndërhyjnë në vullnetin e qytetarëve të Mitrovicës.

“Fushatat denigruese që kanë nisur kundër meje tregojnë shumë për ata që i kanë nisur, tregojnë për nivelin e tyre, për mungesën e vizionit, projekteve dhe mungesën e zgjidhjeve për Mitrovicën. Kultura e shpifjes dhe linçimit nuk është kulturë e qytetarëve të Mitrovicës. Nuk ka qenë kurrë. Mitrovica nuk i pranon këto. Mitrovica është qytet i vlerave, i njerëzve punëtorë e të ndershëm, që meritojnë garë të drejtë, debat të hapur dhe vizion për të ardhmen, jo gjuhë urrejtjeje e sjellje të tilla. Unë garoj për t’i shërbyer qytetit tim dhe prioriteti im është dhe do të jetë gjithmonë vetëm Mitrovica dhe mitrovicasit”, ka thënë Tahiri përmes telefonit për Nacionale.com.

Sipas ekspertëve të rrjeteve sociale, në këto 10 ditë pas raundit të parë zgjedhor, janë rreth 1000 postime me përmbajtje manipulative dhe denigruese që faqe të ndryshme në rrjete sociale i kanë postuar kundër Arian Tahirit, i cili ka fituar simpati nacionale për edukatën dhe kulturën politike që ka treguar gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 12 tetorit.

arian tahiri

Më shumë nga Lajme

  • 20:58KEK zbulon detajet e kontratës me Maqedoninë e Veriut: Qymyri shitet për 73.2 milionë euro
  • 20:58Mësimi shqip në mërgatë, lidhje mes gjuhës dhe identitetit kombëtar
  • 20:47Mbingarkohet Emergjenca, mbi 1 mijë pacientë në vikend
  • 20:47Shqetësimi i Sindikalistëve: Rriten vdekjet e punëtorëve në KEK
  • 20:46Rrëzohet helikopteri, tre të vdekur në ishullin grek të Sifnos