Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shqetësimi i banorëve në Dragash nga arinjtë, Policia: Janë larguar, zona është e sigurt për qytetarët

GD
Gazeta Demos17 nëntor 2025 në 12:41
Shqetësimi i banorëve në Dragash nga arinjtë, Policia: Janë larguar, zona është e sigurt për qytetarët

Kafshët e egra shpesh dinë të jenë edhe shqetësim, sidomos nëse ato lëvizin në vendet e frekuentuara nga fëmijët dhe qytetarët në përgjithësi.

Kohëve të fundit nga fshati Bellobrad i Dragashit, Policia e Kosovës, ka pranuar shqetësime se janë paraqitur disa arinj, gjë që ka shkaktuar shqetësim tek banorët e zonës, sidomos tek prindërit e nxënësve të shkollës së fshatit

Policia e Kosovës sot ka njoftuar se ka larguar arinjtë nga fshati Bellobrad i Dragashit pas shqetësimit të banorëve.

Sipas policisë, arinjët janë larguar nga Shoqata e Gjuetarëve “Dhia e Egër” dhe janë kthyer në arealin e tyre natyror në pyje dhe janë ushqyer në vendbanimin e tyre, duke siguruar që të mos rikthehen në zonat e banuara.

Njoftimi i PK-së:

Largohen arinjtë nga fshati Bellobrad i Dragashit

Ditëve të fundit në fshatin Bellobrad dhe rrethin janë paraqitur disa arinj, gjë që ka shkaktuar shqetësim tek banorët e zonës, sidomos tek prindërit e nxënësve të shkollës së fshatit. Pas pranimit të një ankese dhe kërkese për intervenim nga drejtori i shkollës së fshatit, policia ka ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme.

Policia, konkretisht Stacioni Policor në Dragash, fillimisht ka shtuar patrullimet policore në zonën e fshatit Bellobrad dhe ka njoftuar për bashkërendim institucionet përgjegjëse:

– Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës,

– Drejtorin e Parkut Kombëtar “Sharri”,

– Drejtorin Komunale për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe

– Shoqatën e Gjuetarëve “Dhia e Egër” nga Dragashi.

Nga Shoqata e Gjuetarëve “Dhia e Egër” është konfirmuar se aksioni për largimin e arinjve është përfunduar me sukses. Arinjtë janë kthyer në arealin e tyre natyror në pyje dhe janë ushqyer në vendbanimin e tyre, duke siguruar që të mos rikthehen në zonat e banuara.

Policia informon edhe njëherë banorët e fshatit Bellobrad dhe rrethin se arinjtë janë larguar dhe zona është e sigurt për qytetarët.

Falënderojmë të gjitha institucionet dhe shoqatën e gjuetarëve për bashkëpunimin e treguar në këtë rast.

Më shumë nga Lajme

  • 13:39FSK dhe Ushtria Turke zhvillojnë trajnim të përbashkët në fushën e Kërkim-Shpëtimit
  • 13:06Tahiri: Ramush Haradinaj është profili dhe lideri që i duhet Kosovës për president
  • 12:53Arrijnë në kryeqytet motoristët e Veteranëve të UÇK-së dhe Unionit Shqiptar
  • 12:05Hallka që shpëtoi Gotovinën: Çfarë nga apeli i tij mund t’i vlejë katërshes së UÇK-së?
  • 12:04Një grup motoristësh i veteranëve dhe Unionit Shqiptar nisen nga Morina drejt Prishtinës