Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shqipëri: Arrestohen një 67 dhe një 62 vjeçar, u kapën duke kultivuar drogë

GD
Gazeta Demos24 korrik 2025 në 12:16
Shqipëri: Arrestohen një 67 dhe një 62 vjeçar, u kapën duke kultivuar drogë

Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestimi i tyre erdhi në kuadër të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, që u tha se po kryhen me objektiv konstatimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Kështu, shërbimet e Komisariatit të Policisë në Krujë goditën 2 raste të tjera në këtë fushë.

“U arrestua në flagrancë shtetasi Xh. I., 67 vjeç, pasi kishte kultivuar në fshatin Krastë, bimë narkotike; u arrestua në flagrancë A. K., 62 vjeç, pasi kishte kultivuar në fshatin Brret, bimë narkotike”, njoftoi policia.

Sipas njoftimit, një pjesë e vogël e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.

Policia tha se kontrollet kundër kësaj veprimtarie kriminale, vijojnë.

Më shumë nga Lajme

  • 19:50Pacolli reagon pasi Peci ia ndërlidhi emrin me dosjen e atentatit ndaj Jusuf Gërvallës: Do t’iu drejtohem autoriteteve në Gjermani
  • 19:30Ardian Gjini nesër mban konferencë për media, sbëhet e ditur arsyeja
  • 18:46Jakup Krasniqi është në gjendje të mirë, e konfirmon Bilall Sherifi
  • 18:41Një i vrarë dhe 4 të plagosur në Paris
  • 17:58Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, në rend dite edhe ndryshimet në Ligjin për Buxhetin 2026