Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

GD
Gazeta Demos23 tetor 2026 në 11:20
Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në takimin e drejtorit të përgjithshëm të Arkivave të Shqipërisë, z. Auron Rrokaj, me kryetarin e Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama.

Përmes një njoftimi në Facebook, Ambasada e Shqipërisë në Kosovë thekson rëndësinë e arkivave në ruajtjen e kujtesës kombëtare, dokumentimin e historisë dhe përcjelljen e trashëgimisë së përbashkët ndër breza.

Postimi i plotë:

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në takimin e drejtorit të përgjithshëm të Arkivave të Shqipërisë, z. Auron Rrokaj, me kryetarin e Prishtinës, z. Përparim Rama, një nismë e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional mes Tiranës dhe Prishtinës.

Arkivat janë shumë më tepër se ruajtës të dokumenteve historike; ato përfaqësojnë kujtesën kombëtare, dëshmojnë rrugëtimin tonë historik dhe lidhin brezat me identitetin dhe trashëgiminë tonë të përbashkët.

Shkëmbimi i përvojave, digjitalizimi, restaurimi dhe organizimi i aktiviteteve të përbashkëta kulturore krijojnë mundësi të reja për ruajtjen dhe promovimin e kësaj pasurie të çmuar.

Afrimi i institucioneve shqiptare është një tjetër hap drejt forcimit të lidhjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës, në shërbim të kujtesës historike, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar.

Më shumë bashkëpunim, më shumë kujtesë të përbashkët, më shumë ura mes Tiranës dhe Prishtinës!


arkivaveshqipërisëforcimin

Të ngjashme

Përplasje fizike në Kuvendin e Shqipërisë, rrahen deputetët

Përplasje në Kuvendin e Shqipërisë, shtyhen e shahen deputetët

10:47
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet pas protestave, seanca nis me përplasje mes deputetëve

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet pas protestave, seanca nis me përplasje mes deputetëve

10:42

Më shumë nga Lajme

  • 12:31Kurti takon nënsekretarin britanik: Dialogu me Londrën është i ngushtë dhe i vazhdueshëm
  • 12:26FSK stërvitet së bashku me ushtarët e Kroacisë, Sllovenisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi
  • 12:25Haradinaj thirrje shqiptarëve në Luginë: Votoni Koalicionin Shqiptar me numrin 17
  • 12:23Enver Hasani: Kuvendi nuk mund t’ia ndryshojë as presjen ligjit të kthyer nga Presidentja
  • 11:44Osmani: Mungesa e komunikimit me administratën Trump rrezik për sigurinë kombëtare