Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, ministri Hoxha takon homologun kroat: Retorika nacionaliste s’mund të tërheqë zvarrë rajonin

GD
Gazeta Demos27 korrik 2026 në 22:43
Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, ministri Hoxha takon homologun kroat: Retorika nacionaliste s’mund të tërheqë zvarrë rajonin

Deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, se Kosova është pjesë e Serbisë, dhe të ministres së tij, Snezhana Paunoviç, për spastrimin etnik të Kosovës, u dënuan ashpër nga ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha.

Në një konferencë nga Tirana me homologun e Kroacisë, shefi i diplomacisë shqiptare u ndal te kjo çështje.

“Theksuam rëndësinë e veçantë të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky proces nuk mund të ndërtohet mbi revizionizmin historik, mohimin e fakteve, lartësimin e kriminelëve të luftës apo përmes retorikave nacionaliste, përçarëse dhe deklaratave të papranueshme që relativizojnë, justifikojnë ose u japin jehonë krimeve të luftës dhe politikave të dënuara si nga drejtësia ndërkombëtare, ashtu edhe nga ndërgjegjja njerëzore”.

Ministri Ferit Hoxha iu përgjigj drejtpërdrejt deklaratave të Vuçiç për marrëveshjen ushtarake mes Tiranës, Zagrebit dhe Prishtinës.

“Çdo angazhim i yni, koordinim dypalësh, tripalësh apo më shumë nuk duhet të shqetësojë askënd e as të përdoret nga askush, në rajon apo jashtë tij, për të justifikuar militarizimin e vendit e shoqërisë e aq më pak për t’i fryrë zjarreve të rrezikshme të luftërave dhe për të rikthyer thirrjet arkaike për fitore e përkatësi territoriale. Asnjë përpjekje për të ringjallur ndasitë e së kaluarës, për të ushqyer tensione apo për të penguar proceset e pajtimit dhe bashkëpunimit nuk do të mund ta tërheqë zvarrë rajonin dhe as të cenojë të ardhmen tonë të përbashkët evropiane”.

Marrëveshja trepalëshe e sulmuar shumë nga Serbia u komentua dhe nga ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grlić-Radman, i cili foli për thellim të bashkëpunimit rajonal, por edhe mes dy vendeve mike.

Shqiperia

Më shumë nga Lajme

  • 12:19Irani kërcënon me jetë djalin më të vogël të Trumpit, Barron Trump
  • 12:07Çmimet globale të naftës bien
  • 12:04Ngjarja e rëndë në Malishevë – QKUK jep detaje për gjendjen e 26-vjeçarit që dyshohet se vrau gruan e tij
  • 12:03KFOR-i nis procesin e ndërrimit të komandës, Roberto Vergori pritet të marrë drejtimin e misionit
  • 11:56“Nuk dialogojmë me Serbinë, nuk importojmë produkte nga Serbia -krejt i banën, patriota me bateria të lodhta” Muharremi kritikon VV-në