Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shqipëria nesër hap grup-kapitullin e fundit të negociatave për anëtarësim në BE

GD
Gazeta Demos16 nëntor 2025 në 22:01
Shqipëria nesër hap grup-kapitullin e fundit të negociatave për anëtarësim në BE

Ditën e hënë, më 17 nëntor, do të hapet grup-kapitulli i fundit i negociatave në Konferencën e shtatë ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel, i cili shënon hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave në një kohë rekord prej 12 muajsh.

Kryeministri Edi Rama do të merr pjesë në Konferencën e shtatë Ndërqeveritare, së bashku me ministren e Shtetit dhe kryenegociatoren Majlinda Dhuka, ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, si dhe pjesëtarë të tjerë të delegacionit shqiptar për të hapur negociatat për grup-kapitullin pesë “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”, raporton Tch.

Pas përfundimit të punimeve, kryeministri Rama, komisionarja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos dhe ministrja e Jashtme e Danimarkës, Marie Bjerre do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Grup-kapitulli pesë përfshin pesë kapituj thelbësorë për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, me ndikimin më të drejtpërdrejtë te prodhimi, konkurrueshmëria dhe zhvillimi i balancuar i territorit.

Përmes këtij grup-kapitulli, Shqipëria përfiton lidhur me modernizimin e bujqësisë, rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe digjitalizimin e zinxhirit ushqimor.

Një vend të veçantë zë forcimi i mekanizmave të kontrollit të sigurisë ushqimore dhe përafrimi me standardet e BE-së, ndërsa sektori i peshkimit dhe akua-kulturës synon të përfitojë nga rregullat dhe programet evropiane për menaxhim të qëndrueshëm.

Në komponentin e kohezionit, Shqipëria adreson rritjen e kapaciteteve për menaxhimin e fondeve të BE-së dhe përgatitjen për pjesëmarrje efektive në politikat e zhvillimit rajonal.

Ndërkohë, kapitulli për dispozitat financiare dhe buxhetore përfshin përputhjen me praktikat evropiane për transparencë, planifikim buxhetor dhe administrim të fondeve publike.

Hapja e grup-kapitullit pesë përfaqëson një hap vendimtar drejt afrimit përfundimtar të Shqipërisë me BE-në, duke konsoliduar progresin e bërë dhe duke krijuar bazën për reforma më të thelluara në sektorët që mbështesin ekonominë, sigurinë ushqimore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

BEShqiperia

Më shumë nga Lajme

  • 12:21Aleanca derdh thëngjill para Qeverisë, me mesazhin: “Kurti dhe LVV, nga terri energjetik, në terrin politik”
  • 12:16E rrahu 12-vjeçaren, arrestohet 18-vjeçarja në Mitrovicë
  • 12:06KOMF kërkon reagim të menjëhershëm institucional ndaj dhunës ndaj një 12-vjeçareje
  • 12:06“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut
  • 12:01Sveçla për vdekjen e policit Altin Kryeziu: Humbëm një pjesëtar shembullor të Policisë së Kosovës