Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC) është takuar me kongresistin amerikan Gregory Meeks, me të cilin ka diskutuar për Kosovën, Shqipërinë dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.
Sipas Këshillit, në takim u riafirmua rëndësia e marrëdhënieve strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe mbështetja për integrimin evropian të Tiranës.
Sa i përket Kosovës, Meeks theksoi rëndësinë e ruajtjes së lidhjeve të forta me ShBA-në dhe avancimit të integrimit euroatlantik të vendit.
Ai gjithashtu vuri në pah nevojën që Serbia të ndryshojë qasjen ndaj shqiptarëve në Serbi, duke kërkuar respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
