Me dhjetëra rrëfime drithëruese, ku tregohet në detaje lufta e lavdishme e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë janë përjetësuar nga shtëpia botuese "Demos" edhe në librin “Lufta për Kosovën IV”, me autorë Rasim Selmanaj dhe Çlirimtar Morina.
Siç njofton gazetari, Ernest Luma, promovimi i librit do të bëhet në mërgatë.
Ngjarja fillon këtë të shtunë në Zvicër, kryesisht në Cyrih, me fillim nga ora 19:00, teksa promovimi i këtij vëllimi do të vazhdojë edhe nesër me fillim nga ora 17:00, në restaurant "Tulipan".
Luma ndër tjera ka ftuar të gjithë bashkatdhetarët, veprimtarët, miqtë e librit dhe të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këto takime.
Njoftimi i plotë:
Të shtunën dhe të dielën, në Zvicër do të organizohen dy ngjarje promovuese të librit “Lufta për Kosovën IV”, me autorë Rasim Selmanaj dhe Çlirimtar Morina, botuar nga shtëpia botuese "Demos".
Promovimet do të mbahen sipas këtij orari:

