“Dhe në këtë Kosovë, qytetari ynë, njeriu i Kosovës, ka mbetur vet. Qytetari ynë sot nuk kërkon as privilegje, as favore – kërkon vetëm një shtet normal”, ka deklaruar Lumir Abdixhiku gjatë prezantimit të 110 kandidatëve të LDK-së dhe programit politik.

Ai tutje shtoi se Kosova buk meriton të udhëhiqet nga improvizimi, aventura politike, inatet partiake të atyre që shpallin tradhtarë e patriotë teksa qeshen e përqeshen me fatin e qytetarëve të vendit.

“Sepse teksa përçarësit sillen rreth rehatisë së tyre politike, të pushtetit e privilegjit, ata vazhdojnë të jenë të bindur që gjithçka me popullin e Kosovës është në rregull; se në Kosovën e fundit në Evropë, gjithçka megjithatë po funksionon”, ka thënë Abdixhiku.