Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se ka pranuar raportimet zyrtare lidhur me vdekjen e shtetasit të Kosovës, Selim Voca, i cili ka ndërruar jetë pas një aksidenti me tren në qytetin Aleksinac, në Serbi.
Voca ishte raportuar si person i zhdukur nga bashkëshortja e tij më 19 nëntor 2025, në stacionin policor në Mitrovicën e Jugut. Sipas informatave zyrtare, trupi i pajetë i tij ndodhet aktualisht në Spitalin e Nishit.
MPJD ka bërë të ditur se, në koordinim me institucionet relevante të Republikës së Kosovës, është duke u angazhuar për të mundësuar kthimin sa më të shpejtë të trupit të të ndjerit në Kosovë.
