Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shteti blen vetura të reja mbi 1.6 milion euro, 5 modele ekskluzive

GD
Gazeta Demos10 mars 2026 në 14:50
Shteti blen vetura të reja mbi 1.6 milion euro, 5 modele ekskluzive

Institucionet e Republikës së Kosovës do të furnizohen me makina të reja.

Është Agjencia Qendrore e Prokurimit, ajo e cila ka bërë publike kontratën e arritur me operatorët ekonomik.

Vlera e parashikuar e kontratës sipas E-prokurimit ka qenë 1,751,000.00 euro, transmeton IndeksOnline.

Në kontrate nuk specifikohen modelet e makinave, megjithatë në dokument iu bëhet referimi me “makina,1,2,3,4”.

Për Modelin 1 të veturave janë ndarë 160,992.00 euro, ndërsa kontrata i është dhënë operatorit ekonomik “Auto Mita” Sh.P.K.

Ndërkaq, për Modelin 2 janë ndarë 291,900.00 euro, me tenderin që i është besuar kompanisë “Mercom Company” Sh.P.K.

Një tjetër kategori, Modeli 3, ka kushtuar 549,424.00 euro, dhe kontrata është fituar sërish nga operatori ekonomik “Auto Mita” Sh.P.K.

Për Modelin 4, tenderi i është dhënë kompanisë “Porche Kosova” Sh.P.K., me një vlerë prej 329,940.00 euro.

Ndërsa Modeli 5 i veturave i është besuar po ashtu kompanisë “Porche Kosova” Sh.P.K., me një kontratë në vlerë prej 319,952.00 euro.

Totali i këtyre makinave është 1,652,208.00 euro.

Kontrata parasheh furnizimin me vetura për nevojat e institucioneve shtetërore, ndërsa detaje të tjera për specifikat e automjeteve nuk janë bërë publike në njoftimin zyrtar.

Qeveria

Më shumë nga Lajme

  • 10:47Kanosi policin, prangoset një person në Pejë
  • 10:43Ndahet nga jeta aktori i njohur turk
  • 10:39“Zjarri i Lirisë” sonte ndizet në Zonën Operative të Pashtrikut
  • 10:34Shpërthimi i vullkanit paralizon Indonezinë, 270 mijë pasagjerë të bllokuar, anulohen mbi 2 mijë fluturime
  • 10:32'Free nga regjimi Kurti-Dejona', Aleanca: Deputetët e VV-së s'e kanë lirinë e fjalës