Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Shteti do ta fitojë këtë betejë”, Rama: 2500 euro shtesë për çdo efektiv në front

GD
Gazeta Demos19 tetor 2026 në 08:46
“Shteti do ta fitojë këtë betejë”, Rama: 2500 euro shtesë për çdo efektiv në front

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka premtuar rritje të konsiderueshme të pagave për efektivët e Policisë së Shtetit nga 1 janari, në kuadër të buxhetit të ri.

Gjatë një konference për mediat me forcat e Policisë së Shtetit, Rama pranoi se pagat e policëve nuk janë rritur në masën e duhur ndër vite, duke theksuar se qeveria synon të përmirësojë ndjeshëm trajtimin financiar të tyre.

“Me buxhetin e ri, nga 1 janari, paga juaj do të rritet në mënyrë të konsiderueshme”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë bëri të ditur gjithashtu se do të vihen në dispozicion 2,500 euro për çdo efektiv të angazhuar në front, duke shpjeguar se kjo shumë do të jetë e njëjtë për të gjithë, pa bërë dallime mes tyre.

“Jeni një, dhe një për të gjithë. Shteti do ta fitojë këtë betejë”, u shpreh Rama, duke shprehur mbështetjen e tij për efektivët e Policisë së Shtetit.

Deklaratat vijnë në një kohë kur në Tiranë po zhvillohen protesta të dhunshme, gjatë të cilave janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe policisë.

ramashtetifitojë

Të ngjashme

Rama paralajmëron familjet e të miturve: Faturën e dëmeve do ta paguani, i lini 13-vjeçarët të bëhen mburojë e të tjerëve

Rama paralajmëron familjet e të miturve: Faturën e dëmeve do ta paguani, i lini 13-vjeçarët të bëhen mburojë e të tjerëve

09:07
Rama për protestat: Nuk negociohet me askënd që përdor dhunën

Rama për protestat: Nuk negociohet me askënd që përdor dhunën

08:25
Rama bën homazhe për Idriz Rrecajn: E zhdukën fizikisht, por jo veprën dhe idealin e tij

Rama bën homazhe për Idriz Rrecajn: E zhdukën fizikisht, por jo veprën dhe idealin e tij

16:23
Anulohet vizita e kryeministrit Rama në Vjenë

Anulohet vizita e kryeministrit Rama në Vjenë

16:23

Më shumë nga Lajme

  • 12:17EULEX trajnon Policinë e Kosovës për përdorimin e qenve K-9
  • 11:56Vdes aktivisti i Aleancës, Argjir Rexha - Haradinaj shpreh ngushëllime: Na ka pikëlluar të gjithëve
  • 11:56Vdes aktivisti i Aleancës, Argjir Rexha - Haradinaj shpreh ngushëllime: Na ka pikëlluar të gjithëve
  • 11:53Kërcënimi me bombë detyron avionin nga Tel Avivi drejt Vjenës të ulet në Bullgari
  • 11:40Bashkim Jashari e pret në takim komandantin e ri të KFOR-it, diskutojnë rëndësinë e komunikimit për ta rauajtur paqen në Kosovë