Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shteti kundër Gjykatës? Veteranëve u mohohet pensioni i dytë

GD
Gazeta Demos3 gusht 2026 në 19:53
Shteti kundër Gjykatës? Veteranëve u mohohet pensioni i dytë

Pas një procesi gjyqësor që zgjati me vite, një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës arriti të fitojë të drejtën për të përfituar njëkohësisht pensionin e veteranit dhe pensionin bazik të moshës, duke krijuar një precedent juridik që mund të ndikojë edhe në raste të tjera të ngjashme.

Sipas avokatit Nazmi Sallahu, klientit të tij i ishte mohuar e drejta për të përfituar dy pensionet, pavarësisht se kishte plotësuar kushtet ligjore për të dyja kategoritë. Rasti ishte iniciuar në vitin 2024, ndërsa pas fitoreve në Gjykatën Themelore dhe Gjykatën e Apelit, vendimi u konfirmua edhe nga Gjykata Supreme më 12 qershor të këtij viti. Sipas Sallahu, ky aktgjykim krijon bazë të rëndësishme juridike që edhe veteranët e tjerë të kërkojnë realizimin e të njëjtës të drejtë.

Ai vlerëson se problemi buron nga dispozitat aktuale ligjore që kufizojnë përfitimin e pensionit të veteranit krahas pensionit të moshës apo pagës në sektorin publik. Sipas tij, kjo situatë është diskriminuese dhe detyron veteranët të ndjekin procese të kushtueshme gjyqësore për të realizuar të drejta që duhet t’u njihen automatikisht.

Të njëjtin qëndrim e ndan edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Përfaqësuesi i saj, Sadik Konjusha, thotë se ligji aktual i vendos veteranët para zgjedhjes mes pensionit të veteranit, pensionit të pleqërisë ose pagës në sektorin publik. Sipas tij, pensioni i veteranit nuk duhet të trajtohet si ndihmë sociale, por si një e drejtë e fituar nga kontributi në luftë.

Konjusha thekson se veteranët nuk duhet të penalizohen pse vazhdojnë të punojnë apo pse arrijnë moshën e pensionimit. Ai bën të ditur se Organizata e Veteranëve ka kërkuar vazhdimisht nga institucionet ndryshime ligjore që do të mundësonin përfitimin e plotë të të drejtave pensionale për veteranët.

Ndërkohë, dokumentet gjyqësore tregojnë se Gjykata Supreme ka refuzuar revizionin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, duke lënë në fuqi vendimet e instancave më të ulëta. Sipas arsyetimit të gjykatës, pensioni bazik i moshës dhe pensionet që rrjedhin nga statusi i kategorive të dala nga lufta rregullohen me ligje të ndryshme dhe kanë natyrë të ndryshme juridike, prandaj mund të përfitohen paralelisht.

Nga ana tjetër, Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare pranon se ndryshimet ligjore të premtuara për veteranët ende nuk janë realizuar. Sipas ministrisë, procesi ishte shtyrë për shkak të zhvillimeve politike dhe zgjedhjeve, por ndryshimet që do të hiqnin kufizimet për veteranët e punësuar në sektorin publik pritet të procedohen në të ardhmen.

Institucioni ka bërë të ditur gjithashtu se çështja e pensionit të dyfishtë do të shqyrtohet në kuadër të procesit të vlerësimit ex-post të legjislacionit, ku do të analizohen efektet e ligjeve aktuale dhe nevoja për ndryshime eventuale.

Derisa institucionet paralajmërojnë analiza dhe reforma të mundshme ligjore, vendimi i fundit i Gjykatës Supreme po shihet si një zhvillim i rëndësishëm për veteranët e luftës, i cili mund të ndikojë në trajtimin e shumë rasteve të ngjashme dhe të hapë rrugën për rishikimin e politikave pensionale ndaj kësaj kategorie.

veteranëvepensioni

Më shumë nga Lajme

  • 00:30“Phu, marrja dhe faqja e zezë ju qoftë!”, Nasim Haradinaj: Para hundëve jua amnistojnë Radojçiqin, e Ramushin jua pushkatojnë
  • 23:45Të premten varrosen në Ferizaj tre mërgimtarët që humbën jetën rrugës për në Gjermani
  • 23:29Ardian Gjini refuzon ftesën e Kurtit: Nëse dëshiron takim le të bëhet vetëm para kamerave
  • 23:28Parashikimi i motit për këtë të enjten
  • 23:02Adnan Rrustemi mohon lidhjet familjare me të arrestuarin: Paralajmëron padi ndaj Burim Ramadanit