Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Shtini n’gji” – Sheholli i thotë gruas së tij pasi pranoi material dhe 5 mijë euro nga BIA

GD
Gazeta Demos25 gusht 2026 në 17:56
“Shtini n’gji” – Sheholli i thotë gruas së tij pasi pranoi material dhe 5 mijë euro nga BIA

Prokuroria Speciale e Kosovës, në aktakuzën e ngritur ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh, ka përshkruar veprimet që, sipas saj, i pandehuri i ka kryer më 26 shtator 2025 në Mitrovicën e Veriut.

Sipas aktakuzës, në datën e sipërpërmendur, i pandehuri udhëton drejt Mitrovicës së Veriut dhe gjatë gjithë rrugës shfaq shqetësim se mund të jetë nën përcjellje. Duke planifikuar mënyrën e fshehjes së aktivitetit të tij, ai i thotë një familjari: “Edhe nëse m’ka përcjell dikush t’ja hupi…”.

Kjo bisedë e Shehollit me një familjar/e të tij është zhvilluar brenda makinës "Audi" dhe është incizuar nga organet e hetuesisë së Kosovës në zbatim të Urdhëresës së Gjykatës për zbatimin e masave të veçanta hetimore “Monitorim i fshehtë i bisedave në vende private”.

Zbatimi i këtyre masave të fshehta, sipas urdhëresës së gjykatës, përfshin periudhën e datave 23.09.2025, 24.09.2025, 26.09.2025, 30.09.2025 dhe 01.10.2025, “duke zbatuar planin e BIA-së”.

Pas mbërritjes pranë Shkollës Teknike në Mitrovicën e Veriut më datën 26 shtator të vitit të kaluar, gjithnjë sipas aktakuzës së siguruar nga Klan Kosova, ai kontakton me Bojan Dimiqin, zyrtari i lartë i BIA-s serbe, drejtor i Drejtorisë Kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar Ndërkombëtar.

Sipas aktakuzës, pak minuta më vonë, një person me kapele të zezë ia hap derën e automjetit dhe i dorëzon materialin në një fasikël të kaltër dhe shumën prej 5,000 eurosh, ashtu siç ishin akorduar me zyrtarin e BIA-s.

Menjëherë pas pranimit, sipas Prokurorisë Speciale, Fatmir Sheholli e udhëzon bashkëshorten që materialin ta fshehë në trupin e saj, duke i thënë: “Qitash kat shkojna duhet me kqyr. Kqyr onash. Shtini ne gji aty ti”.

Më pas, sipas aktakuzës, ata ndalen në një qendër tregtare për ta verifikuar përmbajtjen e materialit dhe shumën e parave që ishin dakorduar paraprakisht.

Më poshtë janë pjesë nga transkripta e raportit të masës së veçantë me veprimet e përshkruara në aktakuzë, minuta 09:45 - 10:20, me kohën reale 14:39:52, kur Fatmir Sheholli e thërret në telefon Bojan Dimiqin:

Fatmiri: Une jom pertej rruges ne Parking te nje shkolle pikerisht pertej rruges ne hyrje te shkollës teknike ku shkruan kafebar Sindikat aty jam perpara.

Bojan Dimiq: a osht e fshehte diku a po shihet ne hyrje te shkolles teknike, ne rregull ne rregull.

Pas përfundimit të bisedës me Bojan Dimiqin, Fatmir Sheholli vazhdon bisedën me gruan e tij.

Fatmiri: mi sheh tabelat, qaj qe ka me ardh. I kallxova ku jom.

Gruaja e Fatmirit: Po ma mire ... (nuk kuptohet).

Fatmiri: Jo jo qata ja dhash une ni qark me kqyr, (nuk kuptohet) me dal me ec deri qatje, a me nejt nkerr. Mka thon me nejt n kerr. Se kjo shkoll ka kamera. Krejt shihet kush pi len kerret ktu. Edhe knena kqyri flamurat t shkijeve n banesa. Edhe ktu flamur i shkijeve, se kjo osht shkoll e shkijeve nuk osht e jona.

Gruaja e Fatmirit: po de.

Fatmiri: kqyri tabelat krejt BG CC, veq qiky 01 edhe 02.

Gruaja e Fatmirit: i kuj osht zero dyshi.

Fatmiri: i Mitrovices i joni RKS. Na e kemi 01-sh. E ka edhe naj shka...

Gruaja e Fatmirit: (nuk kuptohet).

Fatmiri: po se ka dit ku jom aj oj grue, une qitash i kallxova. Tash aj e thrret ata, dej t’vjen njeri, e din tash ku ka mu taku. E qon najfar mjekroshi t’atina, i ka krejt me mjekra.

Sipas aktakuzës, gjatë kohës sa ka qenë duke biseduar në telefon, në minutën 00:36 të audioincizimit dhe në kohën reale 14:45:42, nga zhurma mund të kuptohet se personi me kapele të zezë ia hap derën e veturës dhe e mbyll, duke ia dorëzuar materialin që Sheholli ka qenë duke e pritur t’ia sillte dikush, si dhe paratë.

Fatmiri: (qesh) mu ke bo... po qe mthirri ky bash nqat vakt. Qitash kat shkojna duhet me kqyr. Kqyr onash. Shtini ne gji aty ti.

Sipas Prokurorisë Speciale, nga ekzaminimi i telefonit të të pandehurit vërtetohet se ai paraprakisht kishte mbajtur komunikime me zyrtarin e BIA-s, Bojan Dimiq.

Në aktakuzë janë paraqitur edhe komunikimet e datës 26.09.2025, të rregulluara sipas kohës reale UTC+2.

Në orën 11:44:12 është dërguar mesazhi: “u koliko mozes da budes, tursija ti je gotova”.

Në gjuhën shqipe: “Për sa mund të vish, turshitë tuaja janë gati”.

Sipas aktakuzës, përmes këtij mesazhi, Bojan Dimiq e ka njoftuar të pandehurin Fatmir Sheholli se materiali është gati. Pas kësaj, i pandehuri Sheholli është nisur në drejtim të Mitrovicës së Veriut.

Në orën 11:54:12 është dërguar mesazhi: “Da se cujemo jos jednom”.

Në gjuhën shqipe: “Do të flasim përsëri”.

Ndërsa, në orën 13:48:41 është dërguar mesazhi: “Salji tablice i auto”.

Në gjuhën shqipe: “Dërgo targat dhe makinën”.

Sipas aktakuzës, përmes këtij mesazhi konfirmohet se Dimiq ka kërkuar nga i pandehuri Fatmir Sheholli targat dhe veturën, ndërsa më 26.09.2025, kur ky i fundit ka qenë në Mitrovicën e Veriut për t’i marrë materialet, paraprakisht ia ka dërguar foton e makinës së tij zyrtarit të BIA-s serbe, Bojan Dimiq.

Po ashtu, sipas aktakuzës, më 26.09.2025, në orën 13:50:13, i pandehuri krijon një fotografi ku e fotografon veturën e tij “Audi” me targa 01-XXX-OA.

Në bazë të transkriptës së masës së veçantë, sipas aktakuzës, kuptohet se më pas këtë fotografi, Fatmir Sheholli ia ka dërguar Bojan Dimiqit.

2025thotështini

Të ngjashme

S'e votuan ligjin për Specialen, ragon Abdixhiku: Të jesh LDK do të thotë ta mbash kokën lart dhe ta dish rrugën tënde

S'e votuan ligjin për Specialen, ragon Abdixhiku: UÇK-ja është edhe gjaku ynë

12:28

Më shumë nga Lajme

  • 18:37SPAK dërgon për gjykim 4 të pandehurit për rrëmbimin dhe vrasje, si u ndoq dhe u mor peng
  • 18:37Kryetari i Akademisë Kroate të Shkencave dhe Arteve e uron Shiroka-Pulën pas zgjedhjes Presidente
  • 18:18Çlirim Haziri bën thirrje për lirimin e dy veteranëve të UÇK-së
  • 17:59“U harxhua shumë energji”, Kurti: Institucionet janë funksionale, koha nuk duhet të çohet dëm
  • 17:31Ambasadori francez uron presidenten Shiroka-Pula: Franca pret me padurim të punojë me ju