Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Shtrenjtimi i naftës, Kusari-Lila: Çmimi tavan për naftën mund të rikthehet

GD
Gazeta Demos6 nëntor 2026 në 15:07
Shtrenjtimi i naftës, Kusari-Lila: Çmimi tavan për naftën mund të rikthehet

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se institucionet po e përcjellin çdo ditë lëvizjen e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare, çmimin e importit dhe atë në tregun e brendshëm, duke paralajmëruar se çmimi tavan mund të rikthehet në rast të dallimeve të mëdha apo abuzimeve nga operatorët ekonomikë.

Duke iu përgjigjur pyetjes se deri kur do të pritet një analizë para se të merret vendimi për rikthimin e çmimit tavan, Kusari-Lila për Ekonomia Online ka thënë se vlerësimet bëhen në baza ditore dhe se të dhënat e fundit tregojnë rënie të çmimit të naftës.

“Analizat dhe vlerësimet në raport me çmimin e naftës në bursë, atë të importuar në kufi dhe në tregun e Kosovës i bëjmë në baza ditore. Çdo ditë ne marrim informacione të azhurnuara mbi raportet e çmimeve dhe aktualisht, sot, ka rënie të çmimit të naftës në 1.87 euro. Kjo do të thotë se sikur ta kishim vendosur çmimin tavan me kalkulimin që e kemi bërë sipas udhëzimit administrativ, do të ishte i njëjti çmim”, tha Kusari-Lila.

Ministrja ka bërë të ditur se për momentin nuk ka nevojë për vendosjen e çmimit tavan, përderisa çmimet në tregun e brendshëm reflektojnë rënien e çmimit të importit dhe zhvillimet në bursat ndërkombëtare.

“Ne do ta përcjellim, siç e përmenda edhe dje në Kuvend, në baza ditore. Përderisa ka rënie të çmimit dhe çdo ditë shihet se kjo është në përputhje me çmimin ose me nivelin e importuar, pra me rënien e çmimit, atëherë nuk e vendosim. Por, nëse shohim se ka dallime midis çmimit në tregun e brendshëm dhe çmimit të importuar dhe atij në bursë, atëherë e kthejmë çmimin tavan”, ka theksuar Kusari-Lila.

Ajo ka sqaruar se vlerësimi për çmimin e ditës është bërë në orët e mëngjesit dhe se çmimi prej 1.87 eurosh është në nivelin e çmimeve që tashmë aplikojnë shumica e pikave të shitjes së derivateve.

“Prandaj, sot kemi bërë vetëm vlerësimin në mëngjes. Çmimi, sikur të ishte i përcaktuar me çmim tavan për ditën e sotme, do të ishte 1.87 euro, i cili është çmimi në shumicën e pompave apo subjekteve ekonomike që merren me shitjen e derivateve”, ka thënë ministrja.

Kusari-Lila ka bërë të ditur se monitorimi do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës dhe ditëve në vijim, duke shprehur shpresën që të mos ketë nevojë për rikthimin e çmimit tavan, nëse rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare reflektohet edhe te konsumatorët në Kosovë.

“Kjo do të vazhdojë prapë edhe gjatë fundjavës, edhe në ditët në vazhdim. Unë uroj të mos ketë nevojë të kthehet çmimi tavan, por të ketë rënie të çmimit të naftës dhe reflektim të drejtpërdrejtë tek kompanitë tona. Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët se jemi duke e përcjellë dhe nuk do të lejojmë që të ketë abuzime apo dallime të mëdha në raport me çmimin e importuar dhe çmimin në tregun e brendshëm”, ka deklaruar ajo.

E pyetur nëse rikthimi i çmimit tavan do të ishte zgjidhja për këtë çështje, ministrja ka thënë se kjo masë funksionon kryesisht në rastet kur evidentohen dallime të mëdha ose abuzime me çmimet në tregun e brendshëm.

“Ajo funksionon vetëm në rast se ka kapërcime të mëdha apo ka abuzime me çmimin në tregun e brendshëm. Tregu është i lirë dhe mund të ketë operatorë që ndonjëherë e përcaktojnë çmimin më të ulët sesa çmimi tavan, ose sesa ai çmim tavan që do të përcaktohej. Në situatën aktuale, ne jemi në gjendje gatishmërie në baza ditore duke e përcjellë situatën”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Ajo ka paralajmëruar se në rast se çmimi i naftës vazhdon të mbahet i lartë në tregun e brendshëm, pavarësisht rënies së çmimit të importit në kufi, institucionet do të ndërhyjnë përmes vendosjes së çmimit tavan.

“Po ajo çfarë mund të ndodhë është nëse mbahet çmimi lart këtu, në tregun e brendshëm, ndërsa në kufi bie çmimi i importit. Po e them edhe njëherë, uroj të mos ndodhë, por në rast se ka një tentativë të tillë, ne e vendosim çmimin tavan. Tashmë kjo mundësi ekziston dhe është hequr kufizimi kohor, për shkak se tashmë ka pasur një pauzë prej më shumë se një muaji nga heqja e çmimit tavan”, shtoi ministrja.

naftëstavançmimit

Të ngjashme

Kusari-Lila: Nëse nga nesër s’ka ulje të çmimit e derivateve, do ta kthejmë çmimin tavan

Kusari-Lila: Nëse nga nesër s’ka ulje të çmimit e derivateve, do ta kthejmë çmimin tavan

15:10

Më shumë nga Lajme

  • 15:59Qasja e paligjshme e punëtores së Raiffeisen-it në llogaritë e Përparim Ramës, Prokuroria nis hetimet
  • 15:37I pushuan hetimet ndaj tij, Peci: Prokuroria është e pavarur, nuk e njoh askënd aty
  • 15:36Haxhiu pret në takim ambasadorin Hargreaves, diskutojnë për agjendën evropiane
  • 15:34Përfundon në paraburgim personi që sulmoi gjyqtaren në Viti
  • 15:19Haziri: Gazmend Hoxha u bë sakrificë politike për një dështim të Qeverisë,