Është shtyrë seanca e sotme në rastin e njohur si “Capat dhe Sekiraqët”, për shkak të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit Fatos Abazi.
Abazi ka deklaruar para trupit gjykues se nuk ndihet mirë me shëndet, çka ka çuar në shtyrjen e shqyrtimit gjyqësor në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Në seancën e sotme pritej të vazhdonte administrimi i provave materiale, përkatësisht dëgjimi i audioincizimeve të përgjimeve të Robert Llumnicës, si dhe dëgjimi i ekspertit të balistikës.
Kjo shtyrje vjen vetëm dy ditë pas seancës së karakterizuar me tensione ndërmjet palëve, ku Salih Sekiraqa kishte kërkuar të kthehej në qeli, ndërsa kishte insistuar në publikimin e të gjitha përgjimeve.

