Është shtyrë Seanca fillestare ndaj nënkryetarit të Listës Serbe, Slavko Simiq, dhe Urosh Vukasinoviq, të cilët akuzohen se nxitën protestuesit që të sulmonin gazetarët shqiptarë gjatë tensioneve në Leposaviq, më 16 qershor të vitit 2023, është shtyrë.
Arsyeja e shtyrjes erdhi pas ankesave të avokatëve të të akuzuarve, të cilët pretenduan se njëri nga klientët nuk ka pranuar fare shkresat nga prokurori, ndërsa tjetri i ka pranuar vetëm pjesërisht raporton Ekonomia Online.
Prokurorja e rastit, Ajtene Zoni, tha se avokati i të akuzuarve është njoftuar disa herë përmes telefonit për të marrë shkresat e lëndës, por nuk ka ardhur t’i marrë.
“Prokuror disa herë e ka thirr avokatin përmes telefonit që shkresat e lëndës të vijë t’i marr në prokurori por që i njëjti nuk ka ardhë t’i marr, të njëjtën arsye pse prokuroria nuk e din. Me qenë se i njëjti nuk i ka marr shkresat e lëndës unë sot i kam sjellur me vete për të dëshmuar se të njëjtat janë të gatshme, dhe të njëjtin e kemi fletë dërguesin e përgatitur ku janë përfshirë të gjitha shkresat e lëndës dhe CD,” tha ajo.
