Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shukri Buja: Kafen e mëngjesit me Safet Krivaçën, kënaqësi të jetë pjesë e kontributit për Lipjanin

GD
Gazeta Demos17 gusht 2025 në 16:01
Shukri Buja: Kafen e mëngjesit me Safet Krivaçën, kënaqësi të jetë pjesë e kontributit për Lipjanin

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, njoftoi se kafen e mëngjesit e piu me Safet Krivaçën, shkruan Gazeta Demos.

Përmes një shkrimi në Facebook, Buja ka thurur lavde për karrierën dhe veprat e Safetit duke theksuar se për të është një kënaqësi e veçantë që ai të jetë pjesë e kontributit për ndryshimin në Lipjan.

Postimi i plotë i tij:

Kafen e mëngjesit me Safet Krivaçën

Safet Krivaça është nga Gadimja. Ka studiuar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, në Degën Letërsi dhe Gjuhë Shqipe.

Krahas studimeve ka punuar si gazetar në gazetën e studentëve Bota e Re. Ka punuar dhe shkruar në shumë media: redaktor dhe kryeredaktor përgjegjës në gazetën Fjala Jonë, gazetar shumëvjeçar në gazetat Koha Ditore dhe Kosova Sot, si dhe në revistën Kosovarja.

Ka shkruar edhe në shumë gazeta në Shqipëri dhe ka punuar në programe dokumentare me televizionet më të njohura evropiane për krimet serbe në Kosovë. Njihet për reportazhe dhe shkrime dokumentare nga lufta. Aktualisht është kryeredaktor në portalin Telegram News.

Krahas gazetarisë është marrë edhe me prozë e poezi. Ka botuar librat Ferri drejt varrezës masive dhe Ura e lotëve. Përmbledhja me poezi Natë për vetëvrasje është libri i tij i tretë, të cilin pata kënaqësinë ta marr sot si dhuratë nga vetë autori.

Është një kënaqësi e veçantë që pjesë e kontributit për ndryshimin në Lipjan do të jetë edhe Safeti.

Faleminderit, Safet!

Më shumë nga Lajme

  • 16:03Një muaj paraburgim për tre fajdegjitë e Prizrenit, jepnin fajde me kamata të larta
  • 15:32Nexhmedin Spahiu premton njohjen nga Serbia nëse bëhet president
  • 15:32Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit
  • 15:30Çështje ditësh përfundimi i gërmimeve në Kalludër, pasojnë analizat e ADN-së
  • 15:30Rreth 14,000 të vdekur për shkak të nxehtësisë në Gjermani