Shukri Buja, ka marrë pjesë në aktivitetet përkujtimore të organizuara me rastin e 28-vjetorit të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Shtimes.
Buja bëri të ditur se homazhet nisën pranë shtatores së Kryekomandantit Adem Jashari dhe vazhduan në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Reçak, Mollopolc e Zborc, si dhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Shtime, ku u vendosën kurora me lule në nderim të të rënëve për lirinë e Kosovës.
Ai mori pjesë edhe në ceremoninë e përurimit të përfundimit të investimeve në Varrezat e Dëshmorëve në Shtime, në ditën e rënies së dëshmorit të parë të kësaj komune, Ruzhdi Salihu.
