Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Shukri Buja: Turp për deputetët e opozitës!

GD
Gazeta Demos5 tetor 2026 në 23:55
Shukri Buja: Turp për deputetët e opozitës!

Shukri Buja, ka kritikuar deputetët e opozitës lidhur me zhvillimet e sotme në Kuvend dhe protestën kundër miratimit të ligjit për Dhomat e Specializuara.

Buja ka bërë një krahasim me vitin 1989, duke thënë se atëherë deputetët e Kosovës votuan për shuarjen e autonomisë, ndërsa sot, sipas tij, deputetët opozitarë nuk ndërmorën veprime për t’i penguar deputetët e pozitës që të qëndronin në Kuvend.

“Turp për deputetët e opozitës!”, ka shkruar Buja, duke shtuar se gjatë protestës ai dhe protestuesit u përballën me gaz lotsjellës dhe dhunë.

Postimi:

TURP PËR DEPUTETËT E OPOZITËS!

Si po përsëritet historia!

Në vitin 1989, deputetët e Krahinës Socialiste të Kosovës votuan për shuarjen e autonomisë dhe bashkimin me Serbinë, ndërsa arsyetoheshin se ishin të rrethuar me tanke.

E unë atëher bashkë me të rinjtë, isha në protesta, ku përballeshim me armë, gaz lotsjellës dhe dhunë të shfrenuar të milicisë.

Sot, deputetët opozitarë që plot gojën e kanë UÇK-në, nuk patën guxim t’ua mbyllnin dyert deputetëve të pozitës që nuk e përkrahën ligjin në leximin e parë, që të mos qëndronin në Kuvend deri në leximin e dytë.

As dyert nuk ua mbyllën, as ujë nuk u hodhën!

Ndërsa unë sot, bashkë me protestuesit, duke u përpjekur t’i pengonim deputetët të qëndronin në Kuvend për ta votuar ligjin për Dhomat e Specializuara në leximin e dytë, u përballëm me gaz lotsjellës dhe dhunë.

Mos dilni sot të defiloni e të filozofoni, ju deputetë të opozitës, sikur dikur deputetët e Krahinës!

Historia nuk matet me fjalë. Historia matet me qëndrimin kur vjen momenti për të vepruar.

deputetëtopozitësbuja

Të ngjashme

‘‘Tragjikomedi me shtet’’, Sadiku: Deputetët e VV harrojnë që janë në pushtet, ia faturuan ZRRE’së problemet e keqqeverisjes

‘‘Tragjikomedi me shtet’’, Sadiku: Deputetët e VV harrojnë që janë në pushtet, ia faturuan ZRRE’së problemet e keqqeverisjes

16:29

Më shumë nga Lajme

  • 23:49Sulm kibernetik ndaj CIA-s
  • 23:27Syla: Liridona ishte burimi i të ardhurave për Naim Murselin, ai jetonte përtej mundësive të tij
  • 23:25Ish-komandanti i FSK-së tregon të preferuarin e tij në garën për drejtor të Policisë
  • 22:55Ish-prokurori special Elez Blakaj po jeton një jetë krejt të re në Teksas të SHBA-së, punon si agjent i patundshmërive
  • 22:48A do të ketë nesër reshje bore?