Në zgjedhje e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, sa i përket votimit të diasporës do të jetë më ndryshe se në ato të 9 shkurtit, për shkak se nuk do të mund të votojnë në përfaqësi diplomatike por me opsionin me postë.
Në zgjedhje e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, sa i përket votimit të diasporës do të jetë më ndryshe se në ato të 9 shkurtit, për shkak se nuk do të mund të votojnë në përfaqësi diplomatike por me opsionin me postë.
Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të hënën, u tha se afatet e propozuara nga sekretariati i KQZ-së rrezikojnë votimin e mërgatës dhe se dërgimi i fletëvotimeve origjinale nga 12 dhjetori është pamundur të mbërrijnë me kohë për shkak të vonesave postare.
Anëtari i KQZ-së nga PDK-ja, Arianit Elshani tha se nuk është parapa në buxhet pjesa e dërgimit të zarfeve secilit votues.
“Në rekomandimin e dhënë nga sekretariati nuk është parapa fare ky buxhet për të nda diasporës që atyre t’u dërgohet secilit personalisht zarfi me fletëvotime. Ne kemi kërkua që të kemi raporte të detajuara të komunikimeve dhe gjithçka tjetër në raport me këtë çështje, por edhe për anashkalimin që është bërë rregullës zgjedhore pra që duhet të ketë parasysh se procesi i votimit jashtë vendit organizohet në formatin që hapen përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet parlamentare. KQZ obligohet që t’ua dërgoj zarfin të personalizuar secilit votues. Kërkoj që të parashihet buxheti për këtë aktivitet ashtu siç është parapa edhe në rregullin zgjedhor dhe të mos kthehemi mbrapa në historinë e 9 shkurtit, ne kemi edhe çështje që po shqyrtohen dhe po hetohen edhe prej organeve të drejtësisë në raport me keqpërdorimin apo manipulimin që është bërë me vullnetin e qytetarëve të diasporës”, tha Elshani.
Ndërsa, anëtari tjetër nga VV-ja, Alban Krasniqi tha se 12 dhjetori është data kur fillon votimi përmes postës, porse datat deri kur munden të mbërrijnë fletëvotimet origjinale do të jetë deri më 5 janar.
Sipas tij do të krijohet një lloj “komedie” me qytetarët e votuesit.
“Opsioni i fletëvotimeve të rregullta nënkupton që deri me 5 janar të mos mundën të arrijnë te votuesit në mënyrë që ata të mund të dërgojnë përmes postës në adresa postare. Afatet që na ka dhënë sekretariati pamundësojnë votimin e mërgatës.. Opsioni i dytë nga sekretariati është opsioni i cili nënkupton format të avancuar të regjistrimit të votimit përmes postës, që janë marrë veprime shtesë për shkak të sigurisë së dërgesës së fletëvotimeve me kode përkatëse, por edhe masa të tjera. Gjithashtu duhet pasur parasysh që edhe ky opsion ka pengesat e tyre kohore sepse disa nga postat meqenëse është fundviti do të ketë vonesa në dërgimin e fletëvotimeve.. 12 dhjetori është data kur fillon votimi përmes postës por nga raporti dhe konfirmimi, datat deri kur munden me mbërri fletëvotimet origjinale do të jetë deri më 5 janar, plotë 7 ditë pas përfundimit të procesit, do kemi situata ku do të harxhojmë para, do të bëjmë një lloj komedie edhe me qytetarët e votuesit”, tha Krasniqi.
