Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Si ndihesh pas vrasjes së Arlindës?”, s'flet togeri Faruk Muçolli: Jam zënë, s'kam të drejtë të prononcohem

GD
Gazeta Demos29 tetor 2026 në 12:41
“Si ndihesh pas vrasjes së Arlindës?”, s'flet togeri Faruk Muçolli: Jam zënë, s'kam të drejtë të prononcohem

Togeri i Policisë së Kosovës në Pejë, Faruk Muçolli, ka refuzuar të prononcohet për media lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra pasi kishte kërkuar ndihmë nga policia.

Incizimet e publikuara së fundmi në media kanë zbuluar komunikimin e drejtpërdrejtë mes Zekajt dhe togerit Muçolli, disa ditë para vrasjes së saj.

Sipas transkriptit të publikuar në emisionin “MAT”, Arlinda Zekaj ishte drejtuar në polici për të kërkuar zbatimin e urdhrit për mbrojtje ndaj ish-bashkëshortit të saj. Gjatë bisedës me zyrtarin policor, ajo kishte shprehur shqetësimin për gjendjen e djalit të saj dhe kishte kërkuar zbatimin e aktvendimit.

Në përgjigjet e tij, sipas transkriptit, polici i kishte thënë se nuk ishte i obliguar të merrej me të.

Gazetarja e RTV Dukagjinit e ka pyetur togerin Muçolli se si ndihet pas vdekjes së Arlinda Zekajt dhe lidhur me komunikimin e tij me të, kur ajo kishte kërkuar ndihmë nga Policia në Pejë.

Muçolli ka refuzuar të flasë për këtë çështje, duke thënë se nuk ka kohë dhe as të drejtë të prononcohet për media.

“E nderuar, dëgjo. Jam shumë i nxënë me punë dhe definitivisht nuk e kam as kohën e as pozicionin për t’u prononcuar për media. Mund të drejtoheni te zyra e mediave. Po të njoftoj se je duke më penguar dhe nuk kam të drejtë të prononcohem unë lidhur me këtë çështje. A mundesh me më kuptu shumë mirë? Nuk kam të drejtë të prononcohem”, tha Muçolli për RTV Dukagjinin.

muçollidrejtëprononcohem

Më shumë nga Lajme

  • 14:22“Nuk po më lajnë me marr as bukë as ujë”, “MAT” publikon deklaratën me zë të Arlindës në polici
  • 14:20QIKA thyen pasqyrën para MPB-së, kërkon dorëheqjen e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekajt
  • 14:18Shiroka-Pula takohet me komandantin suprem të NATO-s në Evropë, në fokus siguria në Kosovë
  • 14:17Valbona Haxhosaj caktohet ushtruese e detyrës së Kryeprokurores në Pejë
  • 14:00“Nëse më gjen diçka...”, biseda me zë të dridhur e Arlindës me motrën e saj