Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sindikalistët e KEK-ut anulojnë protestën e nesërme: Do të kontribuojmë në Task-Forcë

GD
Gazeta Demos25 gusht 2026 në 23:37
Sindikalistët e KEK-ut anulojnë protestën e nesërme: Do të kontribuojmë në Task-Forcë

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka vendosur të anulojë protestën e paralajmëruar për nesër, pas takimeve të zhvilluara me Menaxhmentin dhe Bordin e KEK-ut.

Përmes një njoftimi, Sindikata ka bërë të ditur se ka vendosur të kontribuojë në Task-Forcë, siç u shprehën ata, me qëllim të mbrojtjes së interesave të punëtorëve dhe të KEK-ut.

“Pas takimeve të djeshme me Menaxhmentin dhe Bordin e KEK-ut, Sindikata e Re ka marrë vendim që të kontribuojë në Task-Forcë, për të mirën e punëtorëve dhe KEK-ut”, thuhet në njoftim.

ADVERTISING

Sipas Sindikatës, ky vendim dëshmon gatishmërinë për të marrë përgjegjësi, bashkëpunuar dhe kontribuar në interes të përgjithshëm të punëtorëve.

“Mesazhi që dhamë sot në protestën në Prishtinë ishte i qartë. Besojmë se serioziteti dhe sinqeriteti i Sindikatës së Re në mbrojtje të punëtorëve është kuptuar nga të gjithë”, thuhet më tej.

Kryesia e Sindikatës ka bërë të ditur se gjatë javëve të ardhshme do të zhvillojë takime me kryesitë e tri divizioneve të KEK-ut.

kek-utprotestëntask-forcë

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Nesër varrosen motër e vëlla, që u vranë në Gjilan
  • 23:47Pas etiketimeve ndaj tij, bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit i del në mbështetje Jupollit
  • 23:10"I dhashë 10 mijë euro…", pas videove intime të Adi Hilës, flet Blerina Matraku
  • 23:02Rama: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër
  • 23:02Sulmet online ndaj Fidan Jupollit, Cakolli: Kështu krijohet frika, pastaj autocensura