Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska

GD
Gazeta Demos13 shkurt 2026 në 15:38
Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjë e Hercegovinës ka konfirmuar dhe publikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme për president të entitetit të Republikës Sërpska, sipas të cilave Sinisha Karan është zgjedhur në këtë post.

Karan, kandidat i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD) të Millorad Dodikut, do ta ushtrojë këtë funksion deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja të përgjithshme, të cilat pritet të zhvillohen në muajin tetor të këtij viti.

Zgjedhjet e parakohshme të përsëritura për president të Republikës Sërpska janë mbajtur më 8 shkurt në 16 qytete të këtij entiteti dhe në Distriktin e Bërçkos.

Në zgjedhje kanë votuar 41.826 qytetarë, apo 49.51 për qind. Të drejtë vote kanë pasur gjithsej 84.474 votues.

Zgjedhjet janë mbajtur në 136 vendvotime në 17 njësi të vetëqeverisjes lokale në Republikën Sërpska dhe Distriktin e Bërçkos. Ato janë përsëritur pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjë e Hercegovinës kishte zbuluar keqpërdorime gjatë votimit të mbajtur më 23 nëntor 2025.

Zgjedhjet janë shpallur pas vendimit me të cilin, në gusht të vitit 2025, Millorad Dodikut i është hequr mandati i presidentit të Republikës Sërpska, për shkak të dënimit për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar në Bosnje, raporton REL.

Sinisha Karan

Më shumë nga Lajme

  • 22:57Arben Mustafa: Nuk flasim për asnjë emër për president pa i dhënë rrugë projektligjit për Specialen
  • 22:55“Shuarja e Prokurorisë Speciale” Debat i zëshëm në KPK pasi Prokuroria Speciale vlerësohet me angazhimin më të dobët, ndryshe nga si e vlerësuan SHBA-të e Britania
  • 22:36Mirena për protestën: Kjo masë e njerëzve nuk kanë dalë me ngu kangë – duhet ultimatume
  • 22:17Nagavci: Me zgjedhjen e presidentit, mund të adresojmë strategjinë ndaj Hagës
  • 22:12Behrami: Albin Kurti e të tjerët po e pranojnë që UÇK-ja gjoja ka kryer krime lufte