Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sipas FMN-së, Kosova mbetet shteti me të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë

GD
Gazeta Demos4 shkurt 2026 në 20:51
Sipas FMN-së, Kosova mbetet shteti me të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë

Kosova vijon të renditet si shteti me të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë, sipas të dhënave më të fundit për vitin 2025, të publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Me vetëm 8,033 dollarë për frymë, Kosova mbetet në fund të renditjes europiane, duke reflektuar një nivel të ulët prodhimi ekonomik dhe një standard jetese dukshëm më të dobët krahasuar me vendet e rajonit.

Edhe pse ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje nominale vitet e fundit, të ardhurat për frymë mbeten të pamjaftueshme për të ndjekur ritmin e vendeve fqinje. Në krahasim, Shqipëria ka arritur një nivel prej rreth 11 mijë dollarësh për frymë në vitin 2025, duke u renditur e 83-ta në botë për këtë tregues. Megjithatë, edhe Shqipëria mbetet ndër vendet e fundit në Europë, larg mesatares europiane dhe asaj globale.

Në rajon, Serbia ka marrë kryesimin me 15.3 mijë dollarë për frymë, duke lënë pas Malin e Zi (14.9 mijë dollarë), ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina renditen mbi Kosovën, por nën Shqipërinë në disa tregues nominalë.

Kur të ardhurat për frymë maten sipas barazisë së fuqisë blerëse (PPP), tabloja për Kosovën mbetet edhe më shqetësuese. Ky tregues, që llogarit jo vetëm sa prodhon një ekonomi për person, por edhe sa mallra dhe shërbime mund të blejë realisht një qytetar në vendin e vet, e rendit Kosovën në vendin e 98-të në botë, shumë më poshtë se vendet e rajonit. Kjo tregon se fuqia reale blerëse e qytetarëve të Kosovës është e kufizuar dhe ndikohet fort nga të ardhurat e ulëta dhe struktura e dobët ekonomike.

Shqipëria, ndonëse renditet më mirë se Kosova në këtë tregues, mbetet prapa Maqedonisë së Veriut, duke reflektuar një kosto jetese relativisht më të lartë krahasuar me nivelin e të ardhurave. Shqipëria renditet e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas PPP, me rreth 23.3 mijë dollarë, ndërsa Maqedonia e Veriut mban vendin e 77-të.

Në terma krahasues, të ardhurat për frymë të Shqipërisë përbëjnë vetëm 28% të mesatares europiane dhe rreth 23.7% të mesatares së Bashkimit Europian, që arrin mbi 46 mijë dollarë. Shqipëria nuk ka arritur as mesataren globale prej 14.6 mijë dollarësh për frymë. Kosova, nga ana tjetër, mbetet edhe më larg këtyre niveleve, duke thelluar hendekun me Europën.

fmnPara

Më shumë nga Lajme

  • 11:27AAK dërgon në Prokurori vendimet e Qeverisë për 18 komisione, Tahiri paralajmëron kallëzim penal
  • 11:14Vetaksident në Llaushë, vetura rrokulliset e del jashtë rrugës
  • 11:05Osmani për hapjen e urës mbi Ibër: Hap historik drejt integrimit të plotë të territorit të Kosovës
  • 11:03I dehur sulmoi policët dhe demoloi zyrën, përfundon në pranga i dyshuari në Shtërpcë
  • 11:03Rrahu gruan dhe dy vajza dhe tentoi t’ia vë flakën shtëpisë, arrestohet burri në Drenas