Kryetari i Komunës së Pejës dhe anëtari i Kryesisë së LDK’së Gazmend Muhaxheri i cili sonte është i ftuar në emision Pressing në T7, ka deklaruar se brenda partisë nuk ka pas kryetar që ka qeverisë me mbështetje më të madhe sesa Lumir Abdixhiku.
Ai shtoi se Abdixhiku i ka pas “duart e lira”, është punu shumë, tha ai, duke shtuar se “nuk mundet me ia mohu”.
“Duhet me shpjegu historinë qysh ka ardhë kryetar Lumir Abdixhiku, ka ardhë në një proces në të cilin partia ka ra në 13%, edhe udhëheqësi atëherë i partisë edhe pse ka qenë kandidat dikush tjetër për kryeministër ka marrë përgjegjësinë dhe ka vendos një standard. Ai që i humb zgjedhjet dhe e sjellë partinë në një nivel të tillë duhet me lëshu rrugë”, tha Muhaxheri në Pressing, transmeton Express.
